1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Barometër për popullaritetin e Romano Prodit

Jörg Seisselberg29 Maj 2007

Zgjedhjet komunale në Itali

https://p.dw.com/p/Ar7x
Kryeministri itlaian Romano Prodi
Kryeministri itlaian Romano ProdiFotografi: AP

Më shumë se 10 milionë italianë votuan fundjavën e rrëshajëve për kryetarët e bashkive dhe parlamentet komunale të rreth 850 qyteteve dhe komunave si dhe për qeveritë rajonale të shtatë provincave. Duke qenë se në votime shkoi një e katërta e 47 milionë shtetasve me të drejtë vote zgjedhjet konsideroheshin në përgjithësi si provë për qeverinë e qendrës së majtë të kryeministrit Romano Prodi. Hollësi nga Roma:

Romano Prodi shpëtoi mirë këtë herë. Partitë e koalicionit të tij të qendrës së majtë pësuan humbje të konsiderueshme në vota, megjithatë sipas rezultateve të deritanishme ato ia dolën të mbronin disa bashki të rëndësishme. Në Genova, qytetin më të madh ku u zhvilluan zgjedhje, fitoi kandidatja e partive qeveritare. Duke qenë se aleanca e qendrës së majtë fitoi papritur edhe në disa kryeqytete provincash si Aquila, Agrigento dhe Taranto senatori i njohur, i majtë, demokrat Massimo Brutti bëri bilanc i lehtësuar:

'Mendoj se rezultati nuk është ai që parashikoi me guxim Berlusconi. Të dhënat nuk flasin për tërmet politik, siç kishte shpresuar e djathta.'

Me anë të sukseseve në qytete të veçanta, para së gjithash në jug, aleanca e Prodit ia doli të shmangte një katastrofë në mbarë vendin. Megjithatë nuk ka dyshim: Zgjedhjet komunale i fitoi aleanca e qendrës së djathtë e udhëhequr nga Silvio Berlusconi. Partitë në opozitë në Romë fituan sësish në Reggio Calabria dhe larguan nga postet kryetarë bashkish të majtë në Verona, Monza dhe Alessandria. Në thuajse të gjitha qytetet partitë e qendrës së djathtë i shtuan votat. Berlusconi foli për një sukses zgjedhor përshtypjelënës dhe kërkoi: Qeveria e qendrës së majtë, 'qeveria e rritjes së taksave', duhet të shkojë në shtëpi. Prodi brohoriti zëdhënësi i partisë konservatore të djathtë Alleanza Nazionale, Andrea Ronchi, nuk ka më mbështetje në vend:

'Aleanca e qendrës së majtë është pakicë - këtë e tregojnë qartë zgjedhjet komunale. Shumica e arritur nga kandidatët e partive të qendrës së djathtë është mbresëlënëse.'

Kjo vlen para së gjithash për veriun e Italisë. Në rajonin më të pasur dhe ekonomikisht më modern të vendit aleanca e Berlusconi morri në shumë qytete dhe provinca mbi 60 për qind të votave. Kjo është një shuplakë për qeverinë në Romë, tha kreu i fraksionit dhe i bashkëpunëtori i ngushtë i Berlusconit Renato Schifani:

'Shumicat 'bullgare' me të cilat fitojmë në veri tregojnë që qeveria ka humbur këtu çfarëdolloj baze. Sigurisht, ishin zgjedhje komunale; por kur fiton me një epërsi të tillë, ajo ka një rëndësi politike kombëtare.'

Një vit pas ndërrimit të qeverisë pjesa më moderne e vendit është larguar nga Prodi dhe koalicioni i tij - edhe politikanë të njohur të aleancës së qendrës së majtë pranuan që kjo duhet ta bëjë qeverinë që të mendohet. Megjithatë pas sondazheve të zymta të javëve të fundit në kampin e Prodit mbizotëron lehtësim, sipas motos: Humbëm, por mund të kishte qenë edhe më keq. Ministri i mjedisit Alfonso Pecoraro Scanio ngushëllohet me faktin që qeveria Prodi nuk është e para që ndëshkohet prej zgjedhësve në zgjedhje komunale në fazën e hershme të qeverisjes:

'Qeveria e qendës së majtë ka dalë në këto zgjedhje shumë më mirë sesa aleanca e qendrës së djathtë në vitin 2002, pas vitit të parë të qeverisë Berlusconi.'

Në disa qytete numërimi i votave zgjati deri në orët e vona të natës - rezultatet përfundimtare do të bëhen të ditura sot.