1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Barroso në Shqipëri: kapërceni mosmarrëveshjet dhe fokusohuni tek reformat

(vfb) ap30 Qershor 2014

Presidenti i Komisionit të BE-së viziton Tiranën menjëherë pas vendimit të samitit të BE-së për zyrtarizimin e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë

https://p.dw.com/p/1CSqo
Jose Manuel Barroso Pressekonferenz in Brüssel 02.06.2014
Fotografi: /AFP/Getty Images

Presidenti i Komisionit të BE-së, Jose Manuel Barroso u bëri thirrje politikanëve në Shqipërië që t'i kapërcejnë mosmarrëveshjet mes tyre dhe të fokuesohen tek reformat e nevojshme për arritjen e antarësimit të vendit në BE. Vizita e Jose Manuel Barroso's të hënën (30.06.2014) në Tiranë vjen menjëherë pas vendimit javën e shkuar të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së për dhënien e statusit të vendit kandidat për në BE Shqipërisë. Kërkesa e Shqipërisë për të qenë vend kandidat në BE e paraqitur qysh në vitin 2009 ishte shtyre tri herë radhazi nga samitet e BE-së.

Statusi i vendit kandidat presupozon një rrugë të gjatë dhe plot sfida deri në një antarësim të plotë të këtij vendi në bllokun e 28 vendeve të BE-së. Duke iu adresuar parlamentit Barroso i bëri thirrje qeverisë socialiste dhe partisë demokratike në opozitë që të fokusohen në përmbushjen e kërkesave të BE-së për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe për ta ngritur drejtësinë dhe administratën e Shqipërisë në nivelin e standardeve europiane. Barroso gjithashtu tërhoqi vëmendjen, se ekonomia e Shqipërisë mbetet "vulnerabël" duke theksuar se janë të nevojshme reformat strukturore për të garantuar një zhvillim afatgjatë.