1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bashkimi evropian si pasojë e atij gjerman

Bernd Riegert1 Tetor 2005

15 vjet më vonë kriza nö strukturat gjermane frenon edhe vrullin e BE-së

https://p.dw.com/p/ArD9
Fotografi: dpa

Ribashkimi i Gjermanisë dhe zgjerimi i BE-së në lindje ishin dy ngjarje dhe procese të lidhura shumë ngushtë me njëra-tjetrën. Pas rënies së murit u bë e qartë, se edhe vendet e tjera të Evropës, që ishin çliruar nga dominimi sovjetik, e shihnin të ardhmen e tyre te anëtarësimi në BE. Në të dyja rastet procesi kaloi nga euforia fillestare tek ardhja në vete. Për bashkimin e saj Gjermania ka një rrugë të gjatë përpara dhe ndodhet në fillim të reformave të vështira strukturore. Në të njëjtën kohë është zhdukur entusiazmi për projektin e madh evropian, siç e dëshmon fati i projektkushtetutës. 15 vjet pas bashkiit të Gjermanisë është arritur pothuajse edhe ribashkimi evropian. Në vitin 2004 Bashkimi pranoi tetë shtete evropianolindore si dhe Maltën e Qipron. Të dy proceset qenë si dy anë të së njëjtës medalje, thuhet sot në BE në Bruksel. Kryeministri i Luksemburgut Jeane Claude Juncker është shprehur kështu: Para vitit 1989 muri i pasëm i shtepisë evropiane ishte muri i Berlinit. Kur ai ra, BE u desh të vriste mendjen çfarë të bënte dhe të pranonte jo vetem Republikën demokratike gjermane, por edhe shtetet e tjera ish komuniste. Po ta shohesh nga këndvështrimi i sotëm nuk kishte alternativë tjetër, përveç bashkimit të Gjermanisë dhe Evropës, thekson sot ministri i jashtem gjerman Joshka Fisher. Rezervat e fillimit kunder ribashkimit diplomatët britanikë dhe francezë nuk i kanë më. Qeveria gjermane ka dëshmuar në vitet 90 se mbetet një ndërhyrës i angazhuar për integrimin evropian. Paralelisht me ribashkimin Gjermania aprovoi unionin ekonomik dhe monetar në Evropë dhe unionin politik, që u vulos me marrëveshjen e Maastrichtit në vitin 1993.
Nga pikëpamja e Brukselit shqetesim nuk paraqet pesha e zmadhuar politike e vendit të bashkuar dhe me popullsi me të madhe në Evropë. Shqetesuese eshte më teper kriza e thelle strukturore në ekonomi dhe në sistemin sozial, që influencon të gjithë BE-në. Sepse nqs dobesohet konjuktura gjermane dhe rritet deficiti, rëndon në ekonominë e të gjithë Evropës. Që kjo është pjesërisht pasojë e bashkimit të Gjermanisë, këtë e ka kuptuar komisari i BE-së për cështjet financiare, Joaquin Almunia. Financiarisht bashkimi ka ndikuar edhe tek BE-ja. Gjermania duhet të financojë më shumë brenda dhe ka përgjysmuar pagesat neto për në Bruksel që prej gjysmës së viteve 90. Ribashkimi më i gjërë i Evropës i shkaktuar nga rënia e murit i ka zhvendosur raportet e forcave brenda BE-së. Pikërendesa është spostuar më në lindje. Aleanca drejtuese francezo-gjermane nuk është më aq e rëndësishme, pretendimi gjermano-francez për të udhëhequr vihet hapur në pikëpyetje.
Kriza, në të cilën ndodhet tani BE pas dështimit të kushtetutës, e thellon dilemën. Kushtetuta projekti i fundit i madh i përbashkët, përmes së cilës deshën të profiloheshin burrështetasit evropianë, dhe që u nxit sidomos nga ministri i jashtem gjerman ka humbur. BE kërkon një strukturë të re drejtuese, që edhe shteti më i madh anëtar, Gjermania e ribashkuar nuk mund ta ofrojë.
Vitet e fundit Gjermania për vëzhguesit në Bruksel ka kaluar nga një vend model në një vend frenues, që këmbëngul tek interesat nacionale si Franca dhe Britania e Madhe. Kështu komisioni relativisht i dobet i BE-së përpiqet ta bëjë sërish të pranueshme politikën e përbashket ekonomike nën siglen "Procesi i Lisbonës". Por për shkak të të ardhmes të pasigurtë politike në Gjermani, të shtimit të deficiteve të buxhetit dhe mungesës së vullnetit të gjermanëve për reforma perspektiva duket më tepër e errët. Me çudi shumë deputetë evropianë konstatojnë se po perhapet një apati ndaj Evropës. Ajo edhe nxitet nga qeveria gjermane, kritikon kryetari i komisionit të jashtem Elmar Brok (CDU). Ajo përpiqet të fitojë pikë në vend duke zhvilluar një luftë gjoja heroike kunder kontrollit nga Brukseli. Por ky fenomen nuk vërehet vetem në Gjermani, por në shumë vende anëtare. Kjo çon rregullisht në uljen e pjesëmarrjes në zgjedhjet evropiane dhe në forcimin e forcave antievropiane.