1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE-ja nuk arriti të zgjidhë krizën e saj financiare

Deutsche Welle28 Tetor 2005

Samiti i Londrës nxori në pah, se në Bashkimin Evropian janë krijuar dy fronte. Njëri liberal dhe tjetri për të ruajtur modelet klasike sociale

https://p.dw.com/p/Aqsq
Së bashku në fotografi, por jo në mendime
Së bashku në fotografi, por jo në mendimeFotografi: AP

BE-ja edhe pas samitit të krizës vazhdon të jetë larg një strategjie për përballimin e pasojave të globalizimit. Në takimin jo zyrtar të kryetarëve të shteteve dhe qeverive në Hampton Court në Londër kryetarët e shteteve dhe të qeverive mundën të bien dakord për shumë pak çështje. Në këtë mënyrë ka shpresa të vakura për zgjidhjen e krizës financiare deri në fund të vitit, siç e kish planifikuar kryeministri britanik, Toni Bler, që është edhe president i këshillit të BE-së.

Nga ky samit nuk pritej shumë. Ndaj ato pak shpresa që ishin u përmbushën. Pra marshimi i 25 princave të BE-së në pallatin madhështor të mbretit anglez Henriku i VIII nuk solli asnjë rezultat. Duke e prashikuar një gjë të tillë nikoqiri britanik e shpalli këtë si një takim jo zyrtar. Në të u përballën dy kampet e mëdha brenda BE-së - liberalizuesit dhe mbrojtësit e parimeve klasike. Palët i përmbahen me konseguencë modeleve të veta sociale që janë nga njëra anë: ekonomia e lirë e tregut dhe ekonomia sociale e tregut. Fakti që kancelari, Gerhard Shrëder e shfrytëzoi podiumin e tij të fundit në një samit për të sulmuar në drejtim të Komisionit të BE-së, e vështirësoi diskutimin. Gerhard Shrëderi, është kundër synimeve liberale për tregun që ndjekin Bleri dhe Barrozo lidhur me rolin e BE-së në botën e globalizuar. Socialdemokrati Shrëder deklaroi, se nuk do të ndjekë modelin britanik.


Bashkë me presidentin e Komisionit të BE-së, Hoze Manuel Barrozo, Bler propozoi krijimin e një fondi prej 3,5 miliardë eurosh për përballimin e pasojave të globalizimit, shkurtimet masive të vendeve të punës. Edhe Shiraku e ka kërkuar krijimin e një fondi të tillë. Por delegacioni i Gjermanisë, i Holandës dhe i Suedisë kundërshtuan. Askush nuk e ka të qartë se nga do të dalin këto miliarda shtesë?