1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE: "Listë e Zezë" për persona të caktuar nga Maqedonia

Viron Gjymshana/ Bruksel25 Janar 2004

Në listë janëw ish- zyrtarë të lartë apo politikanë, të cilët së fundi janë shquar për qëndrime radikale apo për kundërvënie marrëveshjes së Ohrit.

https://p.dw.com/p/Aqvq
Pavarësisht nga deklaratat optimiste Bashkimi Europian e ndjen se rreziku i një destabilizimi të ri në Maqedoni nuk është shmangur krejtësisht. Dhe siç bëri disa vjet më parë ndaj Serbisë, sot ai ka filluar të mendojë për masa shtrënguese edhe ndaj atyre aktorëve politikë në Maqedoni që po i kundërvihen vënies në jetë të marrëveshjes së Ohrit apo që bëjnë deklarat politike për rrezikun apo nevojën e ndarjes së Maqedonisë. Njëra nga këto masa ka të bëjë me ndalim fluturimin e udhëtimeve dhe hyrjen për në vendet e BE-së të atyre ish – zyrtarëve të lartë maqedonas apo politikanëve që kohët e fundit janë shquar për qëndrime radikale.

Aprovimi i kësaj liste, e cila thuhet se tashmë është hartuar në kulisat e BE-së, do të shpallet të hënën gjatë takimit të ministrave të jashtëm të BE-së që do të mblidhen në Bruksel. Ka qënë Emma Udvin, zëdhënëse e komisionerit për marrëdhëniet me jashtë Kris Patten, që e para ka lajmin e hartmit të kësaj liste. Por ajo ka shtuar menjëherë se… nuk është vendi dhe koha të shpallen emrat e atyre që përfshihen në këtë listë.

Deri më tani kanë qënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë pasë shpallur një listë të zezë për disa nga ish- zyrtarët maqedonas apo edhe ish – anëtarë të Ushtrisë çlirimtare kombëtare, të cilëve u ishte ndaluar udhëtimi për në SHBA. Por lista që pritet të aprovohet të hënën ndryshon disi nga ajo amerikane, pasi aty mbahen parasysh edhe ndryshimet e fundit politike që kanë ngjarë muajt e fundit në atë vend ballkanik. Prandaj ka shumë mundësi që disa emra të jenë hequr dhe disa të jenë shtuar, në përputhje me qëndrimet e fundit të politikanëve në Shkup. Eshtë shumë e mundshme që edhe në listën europiane të hyjes në vendet e BE-së, përveç ish-qeveritarëve të lartë maqedonas të ketë edhe emra shqiptarësh. Pas deklaratave të parapakkohshme të prokurores së Gjykatës së Hagës, Karla del Ponte, se ajo po shikon mundësinë e ngritjes së disa akuzave për krime lufte ndaj disa nga aktorëve të konfliktit të fundit në Maqedoni, lista e zezë e Bashkimit Europian mund të quhet si masa e dytë që merret ndaj atyre që vazhdojnë tani t’i kundërvihen edhe vënies në zbatim të marrëveshjes së Ohrit.