1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Berisha vazhdon konsultimet për kabinetin e ri qeveritar

Arben Muka28 Korrik 2005

Pretendenti për kryeministër Sali Berisha, nisi sot fazën finale të formimit të kabinetit të tij, duke saktësuar postet për aleatët e tij të djathtë dhe të qendrës.

https://p.dw.com/p/AqjQ
Sali Berisha
Sali BerishaFotografi: AP

Gjatë një takimi që ka zhvilluar sot me kryetarin e Partisë së Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut (PBDNJ) Vangjel Dule, Berisha ra dakort që kjo parti të ketë ministrinë e Punës, Shanseve të Barabarta dhe Cështjeve Sociale.
Këtë konfirmoi edhe vet pretendenti për kryeministër, Sali BErisha, duke shtuar se kjo ministri ka një rëndësi madhore për Shqipërinë. Kjo për faktin se Partia Demokratike ka shpallur ndër prioritetet të drejta e njeriut dhe në radhëtë parë të minoritarëve, tha Berisha.
Ndërsa, Dule bëri lavdata për Partinë Demokratike, duke theksuar rëndësinë e të drejtave të minoriteteve në synimet e Shqipërisë drejt procesit të integrimeve evropiane. Burime nga selia e PD-së konfirmuan për Dë-në se për PBDNJ-në, e cila per tetë vjetët e fundit ka qenë në aleancë me socialistët në pushtet, do te ketë dhe poste të tjera të nivelit të dytë dhe të tretë në administraten e re. Por këto do të fiksohen në negociatat në vazhdim.
Gjatë gjithë kësaj jave, Sali Berisha, do të kontaktojë dhe me republikanët, reformatorët, demokristianët, liberal - demokratët si dhe agrarët, për të vendosur portofolet që ato do të marrin në kabientin e ri qeverisës, i paralajmëruar të ketë 14 anetarë.
RTë paktën në dukje PD nuk ka ndonjë vështirësi në krijimin e kabinetit të ri qeveritar. Kjo parti thotë se tashti sytë janë të drejtuar drejt presidentit të vendit.