1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Berlin, Göttingen, Güterslohu - shifra të larta infektimesh.

18 Qershor 2020

Berlini, Göttingen-i dhe qarku vestfalas i Güterslohut po luftojnë aktualisht me shpërthime më të mëdha të Covid-19. Janë prekur komplekset e banimit dhe thertoret. Në përgjithësi, situata në Gjermani mbetet e qetë.

https://p.dw.com/p/3e0pp
Deutschland | Rund 400 Corona-Infektionen in Schlachtbetrieb in Rheda-Wiedenbrück
Fotografi: picture-alliance/dpa/D. Inderlied

Brenda 24 orëve, Zyrat e Shëndetit Publik në Gjermani i kanë raportuar Institutit Robert Koch (RKI) 580 infektime të reja me virusin Corona. Që nga fillimi i krizës së Coronas, në këtë mënyrë në Gjermani janë infektuar me Sars-CoV-2 më shumë se 187.764 vetë, siç raportoi RKI të enjten.

Shifra të shpërthimeve të tilla si në Gütersloh të qarkut të Vestafalisë pritet ta rrisin ndjeshëm në ditët në vijim numrin e infektimeve. Qindra infektime lidhen vetëm me punonjësit e një fabrike mishi në Gütersloh. Rreth 7.000 vetë janë futur në karantinë.

Po ashtu në Berlin, rrethi Neukölln numri i të infektuarve ndërkohë u rrit në blloqe apartamentesh, që tani janë karantinuar.

Një shpërthim i ri i infeksionit ndodhi në një ndërtesë të lartë në Göttingen. Fillimisht, kishte rreth 100 infektime të reja të vërtetuara, pothuajse 700 banorë janë futur në karantinë.

Qarqe të tjera me numër të lartë të infektimeve për 100,000 banorë në shtatë ditët e kaluara janë Verden, Greiz, Magdeburg dhe Warendorf. Sipas të dhënave të RKI, 145 nga 412 qarqe nuk kanë regjistruar asnjë infektim të ri në shtatë ditët e kaluara.

Sipas RKI, në Gjermani kanë vdekur 8856 vetë të infektuar me virus - kjo është një rritje prej 26 krahasuar me një ditë më parë. RKI vlerëson se rreth 174 100 vetë janë shëruar nga infektimi. Kjo shifër është 400 më shumë se një ditë më parë.

aud (dpa)