1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Berlini përuron stacionin qendror

Anila Shuka, Berlin27 Maj 2006

Qindra-mijëra kryeqytetas ndoqën natën spektaklin me rastin e përurimit të stacionit qendror të Berlinit. 17 vjet pas rënies së murit stacioni më i madh e më modern i Evropës synon të shndërrohet në simbolin e bashkimti të dy botëve të ndara në gjysmëshekullin e kaluar

https://p.dw.com/p/Ar0T
Stacioni qendror i Berlinit
Stacioni qendror i BerlinitFotografi: AP

Ora 23:00: Sinfonia e dirtave: Projektorë që rrotullohen lëshojne rreze pergjate lumit Spree, fishekzjarrët formojne lulet lejla, blu, të gjelbër, ndërsa nga ndërtesa e qelqtë varen zinxhirë dritash të argjendta. Papritur ngjyrat e stacionit të rrethuar nga shtëllunga tymi bëhen të kuqe, gjithçka sipas ritmit të muzikës. Qindra mijëra sy vizitorësh që kanë ardhur të shijojnë spektaklin janë drejtuar nga pika më moderne ndërlidhëse e Evropës. E kjo realizon kështu që në ditën e hapjes funksionin, për të cilin është ndërtuar: Bashkimi i kryqytetit, që në gjysmësehkullin e kaluar ishte simbol ndajreje.

"Aty ku më parë ka qenë muri tani është ngritur një urë ndërlidhëse në të gjitha drejtimet e ndryshme qiellore, që i rilidh në një mënyrë krejtësisht të re dy pjesët më parë të ndara të Berlinit," - tha Angela Merkel, kancelarja gjermane.

Në orën 18.03, së bashku me kryebashkiakun e Berlinit, Klaus Voverajt, dhe presidentin e Shoqërisë Hekurudhore, Hartmut Mehdorn, mbërritën në stacion me trenin e shpejtë ICE. Për herë të parë dhe të fundit ndoshta për kancelaren Angela Merkel, të cilës normalisht i duhen vetëm disa hapa për të arritur ndërtesën gjigande, që është mes të tjerash edhe qendra më e madhe komerciale e kryeqytetit. Natë e ditë do të rrinë të hapura dyqanet, ofertë që edhe kancelarja ka nder mend ta përdorë: "Gëzohem, që tani kur të jetë e mbyllur kuzhina në zyrën time, mbërmjeve do të mund vij këtu për të ngrënë ndonjë dyner, hamburger ose - që të mos më shani - ndonjë qofte berlineze. Jam shumë e gëzuar dhe uroj në emër të gjithë qeverisë," – tha ajo.

Stacioni ndërlidhës më modern dhe më i madh i Evropës ka një çati prej qelqi prej 321 metrash të gjata. Dy kulla të qelqta të parpara për zyra ndërlidhen me njëra tjetrën mbi me anë të një ure. Në drejtimin veri-jug kalojnë kryesisht trenat në një thellësi prej 15 metrash nëntokë.

700 milionë Euro ka kushtuar vetëm ndërtimi i veprës së arkitektit gjerman Majnhard von Gerken nën drejtimin e mjeshtrit egjiptian, Hany Azer. Por së bashku me tunelet që pjesërisht kalojnë nën lum dhe urat shpenzimet pritet të arrijnë shumën prej 10 miliardë Euro. Stacioni qendror i Berlinit që me shumë peripeci arriti të ndërtohet vetëm dy javë para fillimit të Kampionatit Botëror të Futbollit kompleton përfundimisht lagjen moderne të qeverisë në qendër të kryeqytetit të ri të Gjeramanisë.