1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Besimtarët polakë të ndarë në dy fronte!

Tomas Rautenberg8 Janar 2007

Arqipeshkvi i ri i Varshavës, Stanislav Vilgus dha dje dorëheqjen. Kjo dorëheqje ka të bëjë me bashkëpunimin e tij të dikurshëm me shërbimin komunist sekret SB.

https://p.dw.com/p/AqnU
Stanislav Vilgus
Stanislav VilgusFotografi: AP

Arqipeshkvi Stanislav Vilgus qëndron në ballkonin e katedrales së Varshavës dhe i shikon me lotë në sy qindra besimtarët që janë mbledhur në sheshin e madh e që tëhrrasin "Rri me ne".

Kjo ishte paraqitja e fundit publike e arqipeshkvit Stanislav Vilgus. Thuhet se Vilgus, i cili u emërua të premten në darkë arqipeshkv i Varshavës, i ka shkruar një letër Papës Benedikti XVI, në të cilën kërkonte të jepte dorëheqjen. Vilgus nuk i duronte më akuzat për bashkëpunim me shërbimin sekret komunist. Por nga qarqet e kishës dëgjohet se në fakt Vatikani ishte ai që i kërkoi Vilgusit që të japë dorëheqjen. Vilgus u ka thënë të gjithë besimtarëve, e madje edhe vetë Atit të Shenjtë vetëm gjysmën e të vërtetës, thotë gazetari i kishës, Jacek Mojkovski:

"Të gjitha sinjalet flasin për faktin se Papa nuk ishte informuar siç duhet mbi aktivitetet e Vilgusit me shërbimin sekret. Nëpër gazeta gjejmë informacione se Vatikani e ka mbështetur në mënyrë zyrtare Vilgusin, por ka qënë gjithashtu shumë i irrituar. Tani mbetet e hapur se sa shumë mund t´i besohet peshkopatës polake, e cila e ofroi këtë propozim. Mbetet gjithashtu për t´u sqaruar se si janë marrëdhëniet e brendshme të kishës katolike polake dhe si merren vendimet e kush informohet mbi to."

Stanislav Vilgus kish deklaurar pas emërimit të tij si arqipeshkv i Varshavës se ka pasur kontakte me ish-shërbimin komunist sekret polak. Ndërkohë janë gjetur të paktën dy marrëveshje me shkrim mbi bashkëpunimin e fshehtë mes Vilgusit dhe ish- shërbimit të sigurimit. Por Vilgus ka deklaruar gjithashtu se nuk i ka bërë askujt dëm me aktivitetet e tij.

Që kur mori postin e arqpeshkvit të Varshavës, Vilgusi tronditi të gjithë besimin e kishës katolike polake. Publicisti i kishës Simon Holovnia shpjegon:

"Mendoj se fundja dorëheqja e Vilgusit ishte një vendim i drejtë. Sepse këtu polarizimi i kishës polake dhe ndarja e besimtarëve janë mëse të dukshme. Përpara katedrales ndodhen dy grupe me parulla në duar që kanë përmbajtje krejtësisht kontradiktore."

Sipas disa sondazheve rreth 70% e polakëve kanë kërkuar dorëheqjen e arqpeshkvit që akuzohet për bashkëpunim me shërmibin sekret. Dhe
është hera e parë që Kisha Katolike i përulet presionit publik.