1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bilanc as i mirë e as i keq

Lydia Heller10 Nëntor 2004

Studim i Deutsche Bank për gjendjen ekonomike në landet lindore

https://p.dw.com/p/Ar5P
Pllakat i programit lulëzimi i lindjes së Gjermanisë
Pllakat i programit lulëzimi i lindjes së GjermanisëFotografi: dpa ZB-Fotoreport

Fushat e lulëzuara që u premtoi atëherë kancelari gjerman Kohl gjermanolindorëve edhe mund të bëhen realitet, tha shkarazi autori i një studimi: Kur së shpejti natyra të ketë ripushtuar lindjen, prej së cilës largohen njerëzit e rinj dhe të mbeturit atje të kenë vdekur.

Bilanci paraprak i Deutsche Bank Research mbi programin lulëzimi i lindjes së vendit nuk ishte pozitiv. Përfundimi i autorit Günter Deutsch është realist:

"Kemi shënuar shumë përparim në fusha të caktuara, por tani mbizotërojnë problemet në programin lulëzimi i lindjes së vendit."

Të ardhurat për frymë janë rritur në tashmë dy të tretat e nivelit të perëndimit. Produktiviteti kap tani 75 për qind të vlerës në perëndim.

Megjithatë zhvillimi i vrullshëm i fillimit të viteve nëntëdhjetë ka ngecur. Rezultat ky i disa "gabimeve kardinale", sipas autorit, të kryera në konceptimin e programit për lulëzimin e lindjes. Për shembull bashkimi i sigurimeve shoqërore, që i veshi lindjes thuajse të njëjtin sistem social pa zbritje:

"Duhet të ishim treguar të ndershëm me veten në kohën e bashkimit të Gjermanisë dhe të kishim thënë, se tani jemi mesatarisht më të varfër, ndaj duhet t'i përshtasim në nivel kombëtar kontributet dhe përfitimet sociale. Kjo nuk u bë..."

Pasoja: Ngarkesë më e lartë me kontribute për perëndimin dhe për lindjen. Një prej zhvillimeve më negative: bashkimi ekonomik, autonomia në lidhjen e kontratave kolektive, pa ekzistuar palët kontraktuese. Rezultati: Palët kontraktuese në perëndim përcaktuan nivelin e pagave për lindjen; në nivelin e Gjermanisë perëndimore, dmth. shumë më sipër sesa mund të prodhonin ndërmarrjet në lindje.

Ndërkohë hapa përpara po bëhen para së gjithash në ato degë që dominohen nga sipërmarrje gjermanoperëndimore ose ato ndërkombëtare, si industria e automjeteve, ajo kimike, e kompjuterave, e prodhimit të makinerive etj.

Sipërmarrjet e suksesshme ndodhen zakonisht në rajone të suksesshme. Me ndikimin e shembullit të industrisë mikroelektronike në Saksoni ose të firmës Jenoptik në Turingji vazhdon të lidhen shpresa të mëdha për lulëzimin e lindjes. Megjithatë studimi e refuzon subvencionimin aktual të rajoneve të tilla ekonomike në kurriz të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme.