1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Birmania, Sudani, Somalia - 'Mjekët pa Kufij' prezantojnë raportin për vitin 2007

Nina Verkhojzer2 Gusht 2008

Organizata humanitare 'Mjekët pa kufij' prezantoi të premten në Berlin raportin e saj për vitin 2007. Gjithsejt 244 mjekë dhe motra medicinale gjermane kanë qenë të angazhuar në misione në mbarë botën.

https://p.dw.com/p/Eou5
Një gazetar shfleton në Berlin raportin vjetor të Organizatës 'Mjekët pa Kufij'
Një gazetar shfleton në Berlin raportin vjetor të Organizatës 'Mjekët pa Kufij'Fotografi: picture-alliance/ dpa

Që prej vitit 1992 organizata humanitare 'Mjekët pa kufij' përkudeset në Birmani para së gjithash për të sëmurët nga Sida dhe ofron ndihmë mjekësore për pakicat etnike. Andaj reagimi i mjekëve të kësaj organizate ishte i shpejtë kur në maj, cikloni Nargis shkatërroi shumë pjesë të vendit. Ata u përkujdesen për të lënduaritë dhe shpërndan oriz dhe tenda të plastikës. Me kalimin e kohës kësaj ndihme i është shtuar edhe trajtimi psikologjik, thotë mjeku Tankred Stöbe, kryetar i organizatës:

Në foto, kryetari i Organizatës, Tankred Stöbe
Në foto, kryetari i Organizatës, Tankred StöbeFotografi: AP


"Për ne tani sfida mjekësore mbeten traumat shpiërtërore, fakti që njerëzitë nuk kanë arritur ende ta përpunojnë këtë ngjarje. Ne shohim shumë familje të cilët kanë humbur të gjithë fëmijët, të gjithë pasardhësitë e tyre gjatë stuhisë dhe tani janë rëndë të traumatizuar. Andaj ne kemi filluar që gjithnjë e më shumë nga ndihma mjekësore të kalojmë në përkujdesjen psikologjike".


Në fillim qeveria ushtarake e Birmanisë kishte kufizuar lëvizjen e lirë të organizatave humanitare por me kalimin e kohës ka ndyrshuar gjendja dhe tani mjekët mund të lëvizin lirisht në mbarë vendin.

Pamje pas ciklonit 'Nargis' në Birmani
Pamje pas ciklonit 'Nargis' në BirmaniFotografi: picture-alliance / dpa

"Ndërkohë nuk ka më kufizime. Natyrisht që ashtu si më parë ne duhet të informojmë saktë dhe në detaje se ku dhe kur do të shkojmë për të marrë të ashtuquajturat 'leje qarkullimi'. Me siguri që kjo dallon prej lëvizjes në një vend të lirë, siç e njohim ne. Por ne nuk kemi ndonjë pengesë domëthënëse në punën tonë. Megjithatë ne as nuk mbështetemi nga autoritetet vendore".


'Mjekët pa Kufij' nddihmojnë edhe në shumë vende të Afrikës. Në mesin e këytre vendeve është edhe Sudani. Në vitin 2005 në jug të Sudanit përfundoi lufta qytetare dhjetëvjeçare. Kjo luftë pas vetes la një infrastrukturë të shkatërruar në tërësi, ndihma mjekësore pothuajse nuk ekziston për njerëzitë.

Pamje të pashmangshme nga Sudani
Pamje të pashmangshme nga SudaniFotografi: AP

'Mjekët pa Kufij' në të vërtetë nuk është oragnizatë humanitare për nidhma emergjente dhe mund të thuhet që tre vitet pas arritjes së paqës organizata të tjera u desh të kontribonin në rindërtim. Shkalla e vdekshmërisë nëpër klinikat tona është ende e lartë saqë ne nuk mund të largohemi ende nga jugu i Sudanit. Pra nevojat për ndihmë mjekësore janë ende të mëdha dhe ne nuk kemi parë deri tani përmirësime domethënse".

Somalia në hartë
Somalia në hartëFotografi: AP Graphics/DW

Si shumë kritike nga 'Mjekët pa Kufij' gjendja vlerësohet të jetë në Somali. Atje popullata vuan nga dhuna, uria dhe sëmundjet. Mundësitë për ndihmuar janë shumë të kufizuara. Në janar në qytetin Ksimayo, si pasojë e një sulmi humbën jetën tre bashkëpuntorë të 'Mjekëve pa Kufij'. Më parë ishin marrë peng dy bashkëpuntorë te tjerë dhe ishin mbajtur me dhunë për dy javë rresht. Në këtë mënyrë për shkak të rrezikut të madh për të huajtë ndihmë mjekësore në këtë vend të Afrikës lindore janë duke dhënë bashkëpuntorët somalezë të organizatës.