1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bisedime me Iranin? Paralelet e politikës së Donald Trump

31 Korrik 2018

Ashtu si edhe me diktatorin koreanoverior, Kim Jonn Un, Donald Trump vepron edhe me Iranin. Fillimisht kërcënime kundër udhëheqjes iraniane, pastaj pohime se është "çdo kohë" i gatshëm për bisedime.

https://p.dw.com/p/32MKi
Bildkombo - Trump und Rohani

"Unë sigurisht do të takohesha me Iranin, nëse ata duan të takohen, tha presidenti amerikan, Donald Trump pas konsultimeve me kryeministrin italian, Giuseppe Conte në Shtëpinë e Bardhë. Pastaj ai shtoi: "Por pa asnjë kusht". Ai shtoi se "çdo kohë" është i gatshëm të takohet me presidentin Rohani, kur të dojë udhëheqja e Teheranit.

Marrëveshja atomike "harxhim letre"

Trump deklaroi, se nëse duhet të arrihet një marrëveshje e arsyeshme atomike, kjo do të ishte "mirë për ata, mirë për ne, mirë për botën." Ndërsa marrëveshja ndërkombëtare që Trump e shfuqizoi në maj, pavarësisht kritikave botërore, ka qenë për të "shpenzim letre".

USA - Präsident Donald Trump beim Treffen mit Guiseppe Conte
Fotografi: Reuters/C. Barria

Reagimi i Iranit

Me marrëveshjen Trump duhet ndalur të zhvillojë aftësinë për prodhimin e armëve atomike. Agjencia Ndërkombëtare Atomike, IAEA rregullisht jep opinionin se Irani i respekton të gjitha kushtet e marrëveshjes. Me daljen nga marrëveshja, SHBA ka rivendosur sanksionet e hequra kundër Iranit. Pas takimit me Conten, Trump u shpreh se "regjimi brutal i Iranit" nuk duhet kurrë të zotërojë armët atomike. Më parë Irani kishte kërcënuar SHBA me "nënën e të gjitha luftërave".

Teherani reagoi pas deklaratave të Trumpit. Para takimit duhet që SHBA, të pranojë marrëveshjen thuhet nga Teherani. "Respekt për të drejtat e kombit iranian, uljen e armiqësive dhe rikthimin tek marrëveshja atomike janë hapat që mund të bëhen për të drejtuar rrugën e vështirë të bisedimeve mes Iranit dhe Amerikës", shkruan Haid Abutalebi, një këshilltar i presidentit Rohani në Twitter.

 

 

la/(afp, dpa, rtr, ap)