1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

111110 G20 2 Obama

11 Nëntor 2010

Kancelarja gjermane nuk do të dorëzohet në Seul. Pas një takim me presidentin Lee ajo theksoi edhe nje here se është kundër kufizimit të tepricave të eksporteve, gjë që dëshirojnë të arrijnë SHBA.

https://p.dw.com/p/Q6CF
Presidenti Barack Obama me kancelaren gjermane Angela Merkel
Presidenti Barack Obama me kancelaren gjermane Angela MerkelFotografi: AP

Po ashtu Merkel është kritike ndaj hedhjes në treg të dollarëve të rinj nga SHBA veprim me të cilin ato shpresojnë t'i ndihmojnë ekonomisë.

Thuajse të gjithë pjesëmarrësit janë dakord që e nevojshme është një rritje ekonomike e vazhdueshme: "Unë pres që dokumenti përfundimtar të vërë në lëvizje mekanizma të cilat do të na ndihmojnë për të nxitur një rritje ekonomike të balancuar dhe të qëndrueshme" - tha presidenti amerikan Obama në fillim të takimit.

Ndërkohë nga radhët e delegacionit amerikan mësohet se prej takimit mund të mbetemi të kënaqur edhe me miratimin e direktivave. Para disa javësh amerikanët kërkonin që tepricat tregtare të kufizoheshin në masën 4% të prodhimit të brendshëm bruto. Një kërkesë e tillë është tabu për vende të tilla si Gjermania apo Kina për të cilat eksportet luajnë një rol tepër të rëndësishëm.

NO FLASH G20 Seoul
Fotografi: DW

Vendet pjesëmarrëse në takimin e G20 kanë përpara vetes bisedime të vështira sidomos lidhur me politikën monetare dhe disbalancat në fushën e tregtisë.

Në rrugët e Seulit janë mbledhur edhe demonstrues që kërkojnë më tepër se të pranishmit në takim: G 20 duhet të marrë mbi vete përgjegjësinë për krizën financiare dhe të kujdeset për vitkimat e saj. Megjithë këto kërkesa në Seul nuk do të merret ndonjë masë e fuqishme për zbutjen e krizës së tregjeve financiare.

Autor: Beate Thomsen/ Dr. Pandeli Pani

Redaktoi: Aida Cama