1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bjellorusia dhe Irani miq të pandarë

Olja Melnik8 Nëntor 2006

Ndërkohë që e gjitha bota mban distancë kundrejt presidentit iranian Ahmadinexhad dhe planeve të tij atomike, presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko kërkon në mënyrë intensive miqësinë e tij

https://p.dw.com/p/ArK9
Fotografi: dpa

Presidenti Lukashenko është një mik i mirëpritur në Iran. Por këtë rradhë ai u prit me dashamirësi të veçantë. Ai morri madje pjesë në manovrat ushtarake, të cilat filluan pikërisht në ditën që arriti Lukashenko në Teheran. Lukashenko u shfaq i entuziasmuar mbi testin e ushtrisë iraniane të një sistemi të ri mbrojtës ndaj aeroplanëve dhe raketave. Presidenti i Bjellorusisë e shfaq hapur simpatinë e pafund që ndjen për homolugun e tij iranian Ahmadinexhad, dhe do të bashkëpunojë me të në të gjithë sektorët.

Kritika e bashkësisë ndërkombëtare kundër politikës bërthamore iraniane, është për Lukashenkon e pakuptueshme: "Programi i tij bërthamor përdoret për arsye paqësore. Pra pse duhet të ketë dikush probleme me këtë program? Ahmadinexhad po vepron si president në emër të popullit të tij. Unë mund të vërtetoj se ai është një njeri i civilizuar dhe i aftë, i cili ka njohuri të mjaftueshme në shumë fusha."

Presidenti i Bjellorusisë ndjehet i lënë pas dore nga Rusia. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të ndera, që kur presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm, çmimi i gazit për Bjellorusië do të bëhet tri herë më i shtrenjtë se deri tani. Lukashenko e kërcënoi pas kësaj deklarate vendin ende mik, se do të ndërpriste çdo marrëdhënie, në një rast të tillë.

Pash prishjes me Rusinë nevojitet partner i ri

Tani presidenti i Bjellorusisë po kërkon një partner të ri, i cili mendon pak a shumë njësoj si ai vetë. Lukashenko shpre4son se Irani do të investojë dhe do ta furnizojë Bjellorusinë me gaz natyror: "Irani është një ndër shtetet më të pasura në botë. Përsa i përket gazit dhe naftës, ai mban një post tepër të rëndësishëm në drejtimin e botës, një post të ngjashëm me atë të Rusisë."

Irani përpunon rreth 4 milionë ton naftë në ditë. Me një sasi të tillë mund të furnizohet pa problem shumë më tepër se vetëm Bjellorusia, e cila ka më pak se 1 milionë banorë. Ndërkohë Ahmadinexhad shpreson se bashkëpunimi me Bjellorusinë, do ta afrojë Iranin drejt Perëndimit.

Bjellorusia me pozicion strategjik

Pozicioni gjeografik i Bjellorusisë, praktikisht në këmbët e Evropës, është tepër strategjik, mendon eksperti për Evropën Lindore i Fondacionit për Shkencën dhe Politikën në Berlin Heinz Timmermann: "Do të ishte një favor i madh për Iranin, në rast sei ky vend do të kishte një bazë në Evropë, sepse evropiano- perëndimorët kanë probleme të mëdha tani me politikën bërthamore iraniane. Bjellorusia është i vetmi vend në Evropë, i cili është anëtar i lëvizjes së lirë. Dhe në rast se Irani do t´ja dalë mbanë të lidhet me këtë shtet, atëherë ai do të ketë shumë avantazhe, sepse do të lidhet kështu me Evropën."

Irani do të investojë rreth 1 miliardë dollarë në Bjellorusi. Investime të tilla janë në dobi të Iranit. Bjellorusia e furnizon prej vitesh Iranin me armë dhe teknikë ushtarake, që i prodhon në vend. Lukashenko trashëgoi nga Rusia një industri relativisht moderne armësh. Përveç kësaj, në Bjellorusi prodhohen tankse, sisteme aritlerish si edhe granata dore.

Nafta këmbehet me armë

Lukashenko ka si qëllim që të kriojë një lidhje të ngushtë edhe me shtete të tjera si Venezuelën, Pakistanin, Malajzinë dhe Sirinë. Ai do të krijojë kështu një pol të kundërt ndaj pjesës tjetër të botës, mendon eksperti për Evropën Lindore Heinz Timmermann: "Ai do të kriojë një pol tjetër, të kundërt me atë të Kinës, Indisë, Evropës, SHBA-s, Rusisë e të tjera. Ai kërkon të politizohet sipas vizioneve të tij."