1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Blair ndryshon kabinetin pas disfatës në zgjedhjet komunale

Karl Teofilovic5 Maj 2006

Pas humbjeve të rënda të Partisë Laburiste në zgjedhjet komunale në Angli kryeministri britanik Tony Blair, nuk humbi kohë. Me një ndryshim rrënjësor të kabinetit Blair, po përpiqet t'i japë vrull qeverisë së tij që lëviz e pasigurt.

https://p.dw.com/p/ArBE
Fotografi: AP

Ministri i jashtëm Jack Straw, largohet nga posti dhe do të jetë në të ardhmen kryetar i dhomës së ulët të parlamnetit. Ministre e jashtme bëhet ministrja e tanishme e mjedisit, Margaret Beckett. Ministri i brendshëm Charles Clarke, del nga qeveria dhe nuk mundi të fshihte pezmatimin nga vendimi i Blair-it:

"Kryeministri morri vendimin sipas të cilit mbetja ime në post pengon politikën e nevojshme reformuese. Megjithëse nuk jam i këtij mendimi e pranoj vendimin dhe do të përpiqem të mbështes në mënyrë aktive në të ardhmen si deputet i thjeshtë punën e qeverisë."

Pasues i Clarke-ut bëhet ministri i mbrojtjes, John Reid. Zëvendëskryeministri John Prescott, i shoqëruar nga shumë skandale mbetet në detyrë, por atij i duhet të dorëzojë disa kompetenca. Përballë rezultatit të zgjedhjeve Blair, duhet të llogarisë me rritjen e trysnisë së ushtruar mbi të për të caktuar datën e dorëheqjes.

Ministri i thesarit Gordon Brown, pasues i caktuar i Blair-it, deklaroi sot se do të flasë gjatë fundjavës me Blair-in për strategjinë e ardhshme. Këtu fshihet një kërcënim i zbuluar tashmë. Deputetja laburiste Glenda Jackson, kërkoi publikisht që Blair-i të zbrazë së shpejti tryezën e tij.

Sipas stadit të numërimit të votave laburistët humbasin më shumë se 250 vende. Partisë i duhet të dorëzojë kontrollin të paktën në 16 qytete, komuna dhe rajone të Londrës.

Në shkallë vendi laburistët janë në vendin e tretë me 26 për qind pas liberaldemokratëve me 27 për qind dhe konservatorë, fituesve të qartë, me 40 për qind. I madh ishte edhe gëzimi i kryetarit David Cameron. "Njerëzit kishin mundësinë të votonin për një Parti Konservatore optimiste dhe e bënë këtë", kështu e shprehu gëzimin shpresa e partisë, e sapozgjedhur në krye të saj.

Një arsye e rëndësishme për disfatën e laburistëve janë skandalet e javëve të kaluara, të cilat e godasin partinë. Ndër të tjera zëvendësministri Prescott, u detyrua të pranonte një aferë seksi me një sekretare. Ministri i brendshëm Clarke, ishte në qendër të kritikës sepse më shumë se 1.000 keqbërës të huaj dolën nga burgjet pa u kontrolluar mundësia e ekstradimit të tyre.

Me gjasa Partisë Laburiste të munduar dhe të poshtëruar nuk do ti bëjnë përshtypje zhvendosjet e posteve. Që laburistët duhet të shqetësohen shumë, këtë e tregon rezultati i zgjedhjeve në rajonin e Londrës perëndimore Ealing. Dekadat e kaluara njerëzit atje votuan me përjashtim të një rasti përt fituesin e zgjedhjeve për dhomën e ulët të parlamentit. Dje laburistët humbën me rezultat të qartë ndaj konservatorëve.