1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Iran Präsidentschaftswahl

17 Qershor 2009

Ndërkohë që nëpër rrugë mblidhen grupe kundërshtarësh dhe simpatizantësh të pushtetit, në Iran, vendin e blogger-ve, ka nisur prej kohësh edhe lufta digjitale për drejtimin që do të marrë vendi.

https://p.dw.com/p/IRhW
Grua me celular ne dore ne Iran
Rreth 60 mijë blogger informohen çdo ditë në Iran nëpërmjet rrjeteve sociale si Facebook ose TwitterFotografi: AP

Duket pak cinike por Mohammad Ali Abtahi deklaroi të martën (16.6) në blog-un e tij www.WEBNEVESHTEHA.COM ßlt;http://www.WEBNEVESHTEHA.COMßgt; arrestimin e tij – njoftimi ishte vendosur në mënyrë shumë pompoze dhe i theksuar më shumë ngjyra. Por blogger-i nuk është dokujdo: Abtahi është ish-zëvendëspresident dhe kishte mbështetur në fushatë kandidatin e moderuar reformator Mehdi Karrubi. Kjo mund të jetë fatale për të në sytë e policisë.

Dhe kjo mund të bëhet shembull për të gjithë 60 mijë blogger-ët aktivë në Iran, të cilët gjithashtu çdo ditë në ditarët e përditshëm digjitalë ndjekin demonstratat dhe trazirat nëpër rrugë nëpërmjet rrjeteve sociale si Facebook ose shërbimin e lajmeve të shkurtra Twitter.

Përdoruesja e Twitterit Fersthteh Ghazi është njëra prej tyre. Në të njëjtën kohë me fillimin e demonstratave të martën pasdite (16.6) ajo shkruan në Twitter "Reformatori Jahanbakhsh Khanjani është arrestuar." Ajo përshkruan çdo minutë zhvillimin e demonstratave, i komenton ato me slloganet e gjuhës popullore.

Në blog shkruhet në gjuhën angleze ose Farsi. Që përpara trazirave më të fundit farsi u ngjit në vendit e katërt të gjuhës më të përdorur në botë. Ky zhvillim është vënë re edhe përmes shumë çmimeve për blogger-ët iranianë në konkurimet ndërkombëtare "The BoBs". Nën kujdesin e DW-WORLD.DE vlerësohen zëra të guximshëm shoqërorë.

Kështu vitin e kaluar për shembull u vlerësua blogu persian "4equality". Një milion nënshkrime janë mbledhur në këto blogje kundër ligjeve diskriminuese ndaj grave. Deri më sot janë arrestuar për këtë arësye 48 përkrahës. Udo Steinbach, ekspert për Iranin në Universitetin e Marburgut e di se përse janë shumë të rëndësishme këto përkrahje nga jashtë:

"Ata i marrin idetë e tyre nga jashtë, ata e marrin përkrahjen e tyre nga jashtë. Irani dhe rinia iraniane janë shumë të entuziasmuar nga mediat e reja. Përdorimi i tyre në Iran është nga më të shumtët në të gjithë botën. Nxitja vjen nga jashtë, komunikimi bëhet me jashtë, komunikimi bëhet me persianët në të gjithë botën, të cilet kudo qofshin e mbështesin këtë lëvizje."

Por guximi është bërë akoma më i rëndësishëm ditët e fundit për blogger-ët iranianë. Në forumin Twitter "Change for Iran" ata bisedojnë nëse duhet të shkojnë në demonstrata. Në rrjetin social Facebook ata u mblodhën në faqen "Ku është vota ime" dhe i ngjyrosën me të zezë fotografitë e tyre në profil - një protestë e zymtë që ndoshta i mbron nga arrestimi.


Kjo nuk mund t'u ndodhë blogger-ve që janë shumë lart në vlerësime nëse kërkohet për blogje për Iranin. Blogu për kryetarin e shtetit në detyrë Mahmud Ahmedinedschad është personalisht i pari në listën e kërkimit ditën e martë (16.6).
Për fat të keq www.Ahmadinejad.ir ßlt;http://www.Ahmadinejad.irßgt; është e mbingarkuar. Një njoftim i pakëndshëm ky "Serveri është i mbingarkuar, ju lutemi ta vizitoni këtë faqe përsëri më vonë", ky njoftim e lë përdoruesin e internetit në konfuzion. Krejt ndryshe është me webblog-un e kryetarit të opozitës Mir Hussein Mussawi. Ajo i furnizon përdoruesit e blogjeve, që janë kryesisht reformatorë, me pikëpamjet e tyre për ngjarjet aktuale. Në faqen WWW.GHALAMNEWS.IR ßlt;http://www.GHALAMNEëS.IRßgt; Musavi i paralojmëron përkrahësit e tij që në demonstrata të mos bien pre e provokimeve të pasuesve të regjimit. Masi Halinejad, një gazetare që ka punuar më parë në DEUTSCHE WELLE shprehet ne webblog-un e saj WWW.MASIHALINEJAD.COM ßlt;http://www.MASIHALINEJAD.COMßgt;: "Kush lejon të provokohet ai u bën një shërbim pushtetarëve".

Bota digjitale ka në Iran një veprim real thotë Udo Steinbach: "Unë besoj se kjo përbën një motivim i vërtetë, një nxitje motivuese për t´i çuar gjërat më tej, për të dalë në rrugë për të protestuar. Njeriu mëson vetëm duke qenë në kontakt me të tjerët. Edhe fjalët që presidenti amerikan gjeti dje ishin të kujdesshme por megjithatë inkurajuese. Të gjitha këto shkojnë atje në vend dhe kanë sigurisht efekt."

Për blogger-ët nuk është e lehtë. Në fundjavë (13/14.6) Twitter, YouTube dhe Facebook për një farë kohe ishin jashtë funksioni. Edhe rrjeti i telefonisë celulare nuk funksiononte të shtunën. Edhe sistemi i internetit duket se është ngadalësuar në mënyrë të qëllimtë në zonat urbane. Prandaj që nga fundjava e kaluar blogjet bëhen kryesisht në kohën e orarit të punës kur edhe interneti është më i shpejtë se ai në kompjuterin e shtëpisë.


Gjithnjë e më shumë jepen edhe fotografi. Informacione të besueshme janë në kohë të tille krize diçka e vështirë për t'u gjetur. Këtë e ndjen edhe oferta e DEUTSCHEN WELLE-s në persisht. Që nga zgjedhjet hapja e kësaj faqeje në internet është katërfishuar dhe tendenca është në rritje. Lirinë e vërtetë të shtypit në Iran nuk mund ta zëvendësojnë as mediat e huaja dhe as numri shumë i madh i blogjeve të angazhuar. Megjithatë rritja e blogjeve është një copë e fituar e lirisë së shtypit.

Autor: Richard Fuchs/Vilma Filaj-Ballvora
Redaktoi: Pandeli Pani