1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Boris Johnson kërkon zgjedhje të parakohshme më 15 tetor

4 Shtator 2019

Kundër vullnetit të Johnsonit, eurodeputetët do të votojnë sot për një projektligj, i cili synon të pengojë një Brexit pa marrëveshje.

https://p.dw.com/p/3Ozi1
Großbritannien London | Boris Johnson am britischen Parlament
Fotografi: picture-alliance/ZUMAPRESS/London News/G. C. Wright

Në një debat parlamentar, kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson tha se nëse lideri i opozitës Corbyn mbështet një ligj kundër strategjisë së qeverisë së tij në negociatat për Brexitin, populli i Britanisë së Madhe duhet të ketë mundësinë të "shprehi pikëpamjet e tij". Që të përgatisë zgjedhje të parakohshme, Johnsonit i duhet shumicë prej dy të tretave në Dhomën e Poshtme të parlamentit. Me 328 vota për dhe 301 vota kundër, deputetët britanikë vendosën kundër dëshirës së shprehur të kryeministrit, që Dhoma e Komunave të mund të votojë sot për një projektligj mbi një zgjatje të mundshme të Brexit.

Përjashtim me sms nga partia

England: Premierminister  Boris Johnson
Fotografi: picture-alliance/AP/House of Commons

Në të njëjtën kohë Johnsoni vuri në jetë kërcënimin e tij dhe i përjashtoi natën nga partia 21 deputetët konservatorë, që kishin votuar bashkë me opozitën. Pas votimit, disidentët u thirrën nga drejtuesi parlamentar i grupit për t'i informuar ata për dëbimin, njoftuan mediat britanike. Rory Stewart, i cili disa javë më parë kishte kandiduar për postin e kryetarit të Tory, i tha stacionit televiziv BBC se si mësoi për shkarkimin e tij: përmes një mesazhi të shkurtër sms në celular.

Komisioni Evropian ka vendosur të japë ndihma emergjente për shtetet anëtare në rast të një Brexiti pa marrëveshje. Ai planifikon të investojë 500 milionë euro në vit nga një fond, i cili deri tani ka qenë planifikuar për raste katastrofash natyrore. Me këto para do të amortizohen pasojat ekonomike të një Brexiti pa marrëveshje. Ekziston droja se vetëm në Irlandë mund të humbasin mbi 30.000 vende pune. Komisioni i BE u bëri thirrje institucioneve dhe sipërmarrjeve në shtetet anëtare që të përgatiten shpejt për një dalje pa marrëveshje të Britanisë së Madhe nga BE.