1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Botës do t'i rishfaqet tradita e mirë amerikane e politikës së jashtme

Alexander Kudascheff 26 Janar 2009

Konceptit "smart power" i administratës së re amerikane është në përputhje si me qëndrimin e Gjermanisë dhe edhe me stilin e ri në marrëdhënie transatlantike.

https://p.dw.com/p/GgVf
MPJ gjerman Frank-Walter Steinmeier
MPJ gjerman Frank-Walter Steinmeier

Politika e jashtme e administratës së re amerikane nën drejtimin e Barack Obamës mban vulën e konceptit "smart power". Në një intervistë me DW MPJ gjerman Frank-Walter Steinmeier, theksoi se ky qëndrim është në përputhje me qëndrimin e Gjermanisë dhe është në përputhje edhe me stilin e ri në marrëdhënie transatlantike.

"Unë jo vetëm bashkohem me idenë e konceptit "smart power", por kam vite që e kërkoj një gjë të tillë dhe jo vetëm në diskutimet brënda Gjermanisë." - tha në intervistën për DW MPJ gjerman Frank-Walter Steinmeier. "Më kujtohet se para nja dy vjetësh kam mbajtur në Harvard një fjalim të zgjeruar për politikën e jashtme dhe jam munduar t'u kujtoj amerikanëve se arritja më e madhe e politikës së jashtme amerikane ka qenë që të mos kufizohej vetëm tek instrumentat ushtarakë, por të besojë tek forca e demokracisë, tek instrumentat dhe mundësitë e bindjes. Sipas mendimit tim të gjitha këto elemente ishin lënë vitetet e fundit në harresë në politikën e jashtme amerikane. Fjalimet e Barack Obamës për politikën e jashtme, të cilat ai po i mban që prej verës së vitit të kaluar, tregojnë se tradita e mirë amerikane e politikës së jashtme do t'i shfaqet prapë botës me spektrin dhe gamën e saj të plotë dhe jam i bindur se kjo do t'i përmirësojë mundësitë tona për t'i rregulluar, zgjidhur apo shuar konfliktet në këtë botë."

Edhe pse në fjalimin e tij të parë si president Obama nuk e përmendi Evropën, në bisedat e politikanëve evropianë me presidentin e ri të SHBA-së si dhe në bisedat me MPJ Hillary Clinton është bërë e qartë rëndësia e Evropës dhe e marrëdhënieve transatlantike për amerikanët.

"Ne kemi shumë sinjale se Evropa është mjaft lart në rendin e ditës së politikës së jashtme të amerikanëve. Këtu vlen ajo që kam thënë përpara disa muajsh për opionionin e gjërë gjerman, ne kemi nevojë për një axhendë të re të marrëdhënieve transatlantike. Ne nuk duhet të lejojmë që të bjerë interesi reciprok për njëri-tjetrin, për njëri-tjetrin kemi nevojë si kurrë më parë, kjo është mjaft e qartë dhe këtë e di edhe Obama. Asnjë prej konflikteve të mëdha apo të vogla në botë, asnjë sfidë e madhe, që nga furnizimi me energji deri tek problemi i klimës, nuk mund të zgjidhet vetëm prej njërit prej nesh. Zgjidhje mund të ofrohen vetëm në rast se Evropa dhe SHBA do të jenë në një linjë, do të ndjekin një kurs të përbashkët dhe për këtë për momentin shanset janë të mira."

Vendimi i presidentit të ri amerikan Barack Obama për mbylljen e kampit të Guantanamos është për Frank-Walter Steinmeier-in:

"Një ndryshim epokal dhe përmbushja e një kërkesa që ne evropianët ia kishim shprehur me forcë administratës së dikurshme. Jam i kënaqur që Barack Obama vendosi shumë shpejt që ta ndërmarrë këtë gjë që në fillim të detyrës së tij."

(BC/PP)