1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Brok: "T'i komunikojmë Rusisë qartë pozicionin tonë"

Bernd Riegert19 Dhjetor 2015

Elmar Brok, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, zhvillon një vizitë në Rusi dhe takohet edhe me përfaqësues të opozitës dhe të OJQ-ve.

https://p.dw.com/p/1HQF6
Fotografi: CW/A. Sawizkiy

"Unë kam një ftesë për të diskutuar me përfaqësues të Komisionit për Punë të Jashtme të Dumës dhe të MPJ çështje, që lidhen me Ukrainën, Sirinë dhe disa vende të tjera, dhe kjo është pikënisja e gjithë udhëtimit",tha Elmar Brok në bisedë me DW. "Një pikë e rëndësishme është që të bëjmë të qartë se ku është pozicioni ynë politik në çështjen e Ukrainës dhe se ne kërkojmë që të implementohen marrëveshjet e Minskut, por edhe pozicioni ynë në çështjen e luftës kundër ISIS."

Në lidhje me sanksionet kundër Rusisë, Brok tha: "Unë jam i mendimit se ne duhet të mbajmë pozicionin tonë dhe se me zbatimin e marrëveshjes së Minskut sanksionet hiqen. Qeveria italiane nuk donte që kjo gjë të zgjidhej në nivel diplomatik, por donte që të vendosej nga udhëheqësit politikë. Por kam dëgjuar se është arritur paraprakisht marrëveshja mbi vendimin, se sanksionet do të jenë të lidhura me Minskun."

Elmar Brok
Elmar Brok dhe Ruslana LyschytschkoFotografi: DW/B. Riegert

Lufta kundër "Shtetit Islamik" - Rusia si partner

Në lidhje me bashkëpunimin me Rusinë për luftimin e ISIS-it Brok tha se "nuk mund të shërohet bashkëpunimi në luftë kundër shkeljes së të drejtës ndërkombëtare, duke pranuar një shkelje tjetër të ligjeve ndërkombëtare. Kjo është arsyeja pse ne duhet të bëjmë dallime. Kjo u bë edhe në lidhje me negociatat me Iranin, ku Rusia ka luajtur një rol konstruktiv. Ne duhet të mbajmë para sysh se Rusia ka të paktën po aq interes sa ne, për të luftuar ISIS-in. Unë e shoh dëshirën e Rusisë për zonë ndikimi në rajon, por edhe çështjen e republikat muslimane, sepse degë të ISIS-it ka tashmë dhe në rajonet myslimane ruse. Kjo është arsyeja pse Rusia është pothuajse më shumë e shqetësuar në lidhje ISIS se sa ne."

Në lidhje me rolin e Rusisë për luftimin e "Shtetit Islamik" në kuadrin e problemeve me Turqinë pas rrëzimit të avionit, apo me Irakun për shkak të lëvizjes së trupave, Brok tha: "Këtu duhet të bierë dakord i gjithë komuniteti ndërkombëtar. Pyetja është, dhe kjo duket të ketë sukses, që të gjithë e dinë: armiku kryesor është ISIS. Të gjitha çështjet e tjera - çfarë do të ndodhë në të ardhmen me Asadin; se si mund të arrihet një balancë e arsyeshme midis shiitëve dhe sunive në Irak; lufta përfaqësuese që zhvillojnë Irani dhe Arabia Saudite në rajon; roli i paqartë i Turqisë - të gjithë këto duhet të negociohet në nivel më poshtë. Unë shpresoj se në Vjenë bisedimet do të vazhdojnë po kaq premtuese në mënyrë që të ketë sukses në nivele të ndryshme."

Konflikti në Ukrainë

EU-Parlamentarier Kiew 07.12.2013
Fotografi: DW/A. Sawitsky

Në Ukrainë nuk ka më aq shumë luftime sa më parë dhe grupi i Normandisë, ra dakord për zgjatjen e procesit të Minskut, thotë Brok. "Por pika vendimtare është që aty të mbahen zgjedhje të drejta dhe që Ukraina të ketë përsëri kontrollin e kufijve të saj. Kjo është e mundur vetëm me Rusinë. Kjo është arsyeja pse ne duhet të vazhdojmë negociatat." Sipas Brok është e qartë që të dyja palët të ecin përpara dhe që Ukraina të bëjë përparime në procesin e ndryshimit të kushtetutës dhe të decentralizimit.

Elmar Brok është që nga viti 2012 Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian. Në vitin 2014 ai u rizgjodh. Ai e ka mbajtur këtë detyrë nga viti 1999 deri më 2007. Gjatë "euromaidanit" dhe zhvillimeve kritike në Ukrainë që nga nëntori 2013 Brok ka qenë në mënyrë të përsëritur në Kiev.