1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bukëpjekësi: Reinhard Brauer nga Aerzen

30 Shtator 2010

Askund në botë nuk ka kaq shumë lloje buke, sa në Gjermani. Sepse gjermanët e dashurojnë bukën e tyre. Reinhard Brauer e pjek atë - në furrën e tij në Aerzen, në një fshat të vogël në Saksoninë e Poshtme.

https://p.dw.com/p/M9TD

Ora është 2 e natës. Megjithëse është kaq herët në mëngjes, Reinhard Braueri nuk duket i lodhur, përkundrazi : me duar mjeshtri, bukëpjekësi 60 vjeçar hedh miell dhe maja në makinën që bën brumin.

Gesichter Deutschlands ReBr3
Fotografi: DW

Një ekip i mësuar pak pas mesnate

Bukëpjekësi Brauer e ka filluar pak pas mesnate punën midis makinës që bën brumin dhe furrës. Ai përgatit brumin, prandaj duhet të vijë i pari në furrë. Gjysmë ore më vonë vjen dhe ai që hedh brumin në furrë. Pesë orë më radhë Brauer dhe punonjësit e tjerë pjekin simite, bukë dhe ëmbëlsira. Ata janë një ekip i mësuar, kjo është e rëndësishme sepse deri në orën 5:30 duhet të kenë dalë nga furra 500 prodhime brumi.

Reinhard Braueri punon që prej 30 vjetësh si bukëpjekës. Profesionin e tij ai e ka marrë nga i ati. Ditë 15 orëshe pune nuk është gjë e rrallë për Brauer-in. Kur në orën 6 të mbrëmjes përfundon në shtëpi, ai lexon gazetat dhe qetësohet së bashku me të shoqen, Renate. Pastaj dëgjojnë muzikë, Rock n´ Roll, më i preferuari është Elvis Presley.

Për pushime ka qenë vetëm në muajin e mjaltit në vitin 1974

Gesichter Deutschlands ReBr5
Fotografi: DW

Në biznesin e Reinhard Brauer-it bëjnë pjesë shtatë dyqane shitjeje. Ai i drejton ato së bashku me të shoqen.

„Renate kujdeset për personelin në filiale, për logjistikën dhe gjithë llogaritë“, shpjegon ai.

Konkurenca e krijuar nga prodhimet e brumit të prodhuara në mënyrë industriale nuk i tremb zanatçinjtë:

„Unë prodhoj gjëra të tjera dhe jam fleksibël."

Braueri punon me afërsinë me klientët. „Unë kam mundësinë me shitjet që bëj që tu afrohem klientëve në një mënyrë tjetër nga ajo e një prodhuesi industrial, prodhimet e të cilit rreshtohen në vitrina“, tregon Brauer-i i sigurt në vetvete.

Gesichter Deutschlands ReBr8
Fotografi: DW

Suksesi i bukëpjekësit ka edhe çmimin e vet. Atij nuk i mbetet shumë kohë për jetën private, as të shoqes. Hera e fundit që kanë qenë për pushime ka qenë kur kanë bërë muajin e mjaltit, dhe kanë shkuar nga Ballkani në Turqi.

Kjo ka ndodhur në vitin 1975. Por Brauer-it nuk i ka munguar gjë dhe ai është i mbushur plot me ide. Ai e pranon me qetësi që i biri, nuk dëshiron të marrë përsipër biznesin e familjes dhe ka vendosur të merret me një profesion tjetër. „Secili duhet të merret me atë gjë që e bën të lumtur," thotë Reinhard Brauer. Atë vetë e bën të lumtur bukëpjekja. Sidoqoftë ai dhe e shoqja nuk mendojnë ende të pushojnë së punuari.

Pyetje feedback: A keni mirëkuptim që i biri nuk dëshiron të vazhdojë biznesin e familjes?

Autorin: Sonila Sand

Redaktion: Matthias von Hein/Auron Dodi