1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bundestag-u kremton 100 vjet e drejtë e votës për gruan

17 Janar 2019

Duke iu referuar barazisë gjinore, kryetari i Parlamentit të Gjermanisë (Bundestag) Wolfgang Schäuble u tërhoqi vëmendjen burrave. Ish-kryetarja e Bundestagut Rita Süssmuth e vuri thkesin tek një grup i veçantë.

https://p.dw.com/p/3BkCF
Feierstunde 100 Jahre Frauenwahlrecht im Bundestag
Fotografi: picture-alliance/dpa/B. von Jutrczenka

Presidenti i Bundestag-ut (Parlamenti i Gjermanisë) Wolfgang Schäuble bëri thirrje për një ndarje të drejtë të punës në familje mes gjinive. Eshtë një e vërtetë e pashmangshme, që "ne aktivitetet e pashmangshme në shoqërinë tonë, që edhe sot kryesisht realizohen prej grave pa pagesë si: edukimi i fëmijëve, punët e shtëpisë dhe përkujdesja, duhet të ndajen ndryshe", tha Schäuble në një seancë kremtuese në Bundestag me rastin e 100 vjetorit të së drejtës së votës për gruan në Gjermani.

Burrave këtë situatë "duhet t'ua kujtojmë herë pas here në mënyrë qortuese", pranoi ai. "Vetëm kur gratë dhe burrat të mund të vendosin të lirë, ku duan t'i vendosin prioritetet në jetën e tyre, pa hequr dorë prej angazhimit profesional ose familjar e shoqëror, është arritur qëllimi", theksoi Schäuble.

Feierstunde 100 Jahre Frauenwahlrecht im Bundestag
Wolfgang Schäuble, president i Bundestag-utFotografi: picture-alliance/dpa/B. von Jutrczenka

Kreu i parlamentit tha më tej, se në këtë jubile po festohet sot diçka e vetëkuptueshme. Gratë ashtu si burrat mund të marrin pjesë në formësimin e shtetit, të politikës dhe shoqërisë. Njëkohësisht ai theksoi, se kthesa lidhur me përfytyrimin e përgjithshëm mbi rolet në shoqëri ka kërkuar një klohë të gjatë – dhe po vazhdon ende. Sepse ka ende për të bërë sa i përket barazisë gjinore - "e madje edhe në politikë e në parlament". Schäuble tërhoqi vëmendjen për kuotën e ulur të grave në Bundestag, "pjesëmarrja e tyre jo proporcionale në të gjitha aprtitë, numri fare i ulët i kryebashkiakeve dhe përfaqësimi në këshillat e landeve". Ndonëse kemi një kancelare dhe gra të tjera në pozicione kryesuese: "Pranvera nuk vjen me një dallëndyshe."

"Barazia gjinore mes burrit e gruas është një parim i pandashëm i kushtetutës sonë", nënvizoi Schäuble. Këtë duhet ta pranojnë të gjithë, "që duan të jenë pjesë e kësaj shoqërie" - edhe ata, të cilët "për arsye kulturore apo fetare nuk e njohin këtë parim".

Ish-politikanet drejtuese kristiandemokratja Rita Süssmuth dhe socialdemokratja Christine Bergmann kërkuan një mirënjohje më të fuqishme për gratë në LIndje. Arritjet e tyre janë nënvleftësuar, tha ish-presidentja e Bundestagut Süssmuth. Bergmann kritikoi faktin, se pothuajse në të gjitha raportimet për gruan gjen vetëm këndvështrimin gjermano-perëndimor. Ndërsa gjermano-lindorët konsiderohen ndryshe dhe nuk përmenden.

Feierstunde 100 Jahre Frauenwahlrecht im Bundestag
Rita Süsmuth, ish-presidente e Bundestag-utFotografi: picture-alliance/dpa/B. von Jutrczenka

Süssmuth, e cila më 1985 ka qenë e para grua ministre, vlerësoi angazhimin e grave në ish-Republikën Demokratike të Gjermanisë për plotësimin e nenit 3 të Ligjit Themeltar, që përcakton barazinë mes gruas dheburrit. Që nga viti 1994 ligji parashikon edhe që: "Shteti mbështet zbatimin faktik të barazisë mes gruas dhe burrit dhe kontribuon në shmangien e dallimeve ekzistuese."

Ish-ministrja e Familjes, Bergmann tha, se gjatë ribashkimit janë bashkuar edhe përfytyrimet shumë të ndryshme për gruan dhe familjen. Më 1989 gati 90 përqind e rgave në Lindje kanë qenë në marrëdhënie pune, shumica me kohë të plotë. Në Perëndim më 1990 54 përqind e grave kanë qenë të punësuara, shpesh me kohë të pjesshme. Në Lindje nënat në marrëdhënie pune nuk konsideroheshin si "nëna që i braktisin fëmijët" dhe ato ndiheshin të barabarta me burrin. Bergmann tha, se në këtë drejtim në Lindje ka pasur një "avantazh sa i përket barazisë gjinore" dhe kjo duhet vlerësuar.

E drejta aktive dhe pasive për votën e gruas në Gjermani u shpall më 12 nëntor 1918. Zgjedhjet e para me pjesëmarrjen edhe të grave si votuese, kanë qenë votimet për Asamblenë Kombëtare në Republikën e Vajmarit më 19 janar 1919.