1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bundestagu aprovon pothuajse njëzëri ligjin e ri të emigracionit - Gjakrat e nexhura mbi këtë temë edhe pas kompormisit

Bernd Gresler1 Korrik 2004

Bundestagu ashtu siç pritej aprovoi ligjin e emigracionit. Ditën e enjte (01.07.´04) pothuajse të gjithë deputetët e votuan projektligjin, i cili më 9 korrik do të kalojë edhe në Bundesrat.

https://p.dw.com/p/Ar6J
Salla plenare e Bundestagut në Berlin
Salla plenare e Bundestagut në BerlinFotografi: AP

Ministri i punëve të brendëshme, Oto Shili, dukej i kënaqur që pas debateteve disa vjeçare së fundi u arrit diçka për ligjin e emigracionit: "Mendoj, se që të gjithë kemi fituar, ndaj rezultati është pozitiv. Ky është një hap i mëtejshëm i Gjermanisë drejt një shteti të lirë modern me një shoqëri të hapur në një Evropë të bashkuar."

Ligji ashtu siç edhe pritej u mbështet nga një shumicë e gjerë në të gjitha fraksionet parlamentare, pasi bisedimet mes qeverisë dhe opozitës në mes të qershorit përfunduan me një kompromis. Megjithatë referuesit gjatë debateve në Bundestag nuk folën të gjithë me tonet e pajtimit si ministri i brendshëm socialdemokrat. Drejtuesi ekologjist i bisedimeve në komisionin parlamentar Volker Bek, tërhoqi vëmendjen që unioni opozitar me shumicën në Bundesrat ka bllokuar aksesin e shumë emigrantëve në tregun gjerman të punës. Edhe në lijgin e ri për ata që janë me kualifikim të ulët ka bllokadë në tregun e punës. Në projektligj është përjashtuar edhe sistemi i pikëve për klasifikimin e emigrantëve pavarësisht nga dëshmia për vendin e punës, vuri në dukje Bek: "Unioni megjithatë nuk mundi të pengojë, që ne të bien dakord për pikat kyçe që nëpërmjet ligjit të ri ta hapim tregun gjerman të punës. Në këtë ligj ne kemi krijuar kushtet që Gjermania të jetë e aftë në konkurrencën ndërkombëtare duke tërhequr kokat, pra elemtë të kualifikuar."

Në bazë të ligjit të ri të emigracionit në të ardhmen do ta kenë më te lehtë të punësohen në Gjermani specialistët dhe sipërmarrësit privatë., të cilët investojnë dhe hapin vende të reja pune. Studentët e huaj pas përfundimit të studimeve nuk duhet të largohen menjëherë, por ata do të kenë të drejtë të qëndrojnë edhe një vit për të kërkuar një vend pune në Gjermani.

Me iniciativën e unionit kristjandemokrat/kristjansocial, ligji i ri lehtëson procedurën e dëbimit të të huajve që konsiderohen të rezikshëm, ndër ta bëjnë pjesë edhe të ashtuquajturit persona që predikojnë apo nxisin urrejtjen. Nëse ky grup personash përndiqet në atdhe dhe nëse kthehet atje kërcënohet nga torturat dhe dënimi me vdekje, atëherë ata do të kenë të drejtën e qëndrimit në Gjermani nën vëzhgim të rreptë dhe me liri të kufizuara të lëvizjes. Sipas politikanit ekologjist Volker Bek këto rregulla të miratuara janë më të mira se direktivat e vendosura nga BE-ja. Ligji u lë hapësirë veprimi landeve të veçanta për të vetëvepruar në raste ekstreme të dëbimeve apo dhënies së lejeve të qëndrimit. Në bazë të lijgit të ri shteti do të investojë më shumë para për integrimin e të huajve. Emigrantët e rinj do të kenë të drejtë, por jo detyrim për të ndjekur kurset e gjuhës. Pas aprovimit të ligjit nga Bundestagu pritet që edhe Bundesrati javën e ardhëshme të votojë pro tij.