1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bundesveri në jug? Gjermania thotë JO!

4 Shkurt 2008

SHBA dhe NATO e kanë rritur presionin ndaj Gjermanisë për të zgjeruar misionin e bundesverit edhe në jug të Afganistanit. Gjermania këmbëngul ende për qëndrimin në veri.

https://p.dw.com/p/D1mf
Ushtarë amerikanë në Afganistan
Ushtarë amerikanë në AfganistanFotografi: AP

Pas kërkesës së ministrit amerikan të mbrojtjes, Robert Gejts për angazhimin e bundesverit edhe në jug të Afganistanit ku zhvillohen luftime, shprehet edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Skefer (Jaap de Hoop Scheffer) për zgjerimin e misionit të bundeswerit.

SHBA dhe NATO e kanë rritur presionin ndaj Gjermanisë për të zgjeruar misionin e bundesverit edhe në jug të Afganistanit. Si do të veprojë Gjermania? Deri më tani Berlini nuk e ka pranuar kërkesën për ta futur bundesverin edhe në zonat ku luftohet. Ministri gjerman i mbrojtjes Jung në gazetën gjermane Welt am Sonntag i hodhi poshtë këto kërkesa. Do të ishte një gabim i madh të largonim vëmendjen nga veriu, tha Jungu.

Eksperti i mbrojtjes nga Nationa War College, Gebhard Schweigler në bisedë me radion Deutsche Welle i përgjigjet pyetjes se pse është rritur kërkesa ndaj Gjermanisë për më shumë angazhim luftarak?

"Përgjigja më e thjeshtë është: Sepse misionet luftarake janë bërë të domodoshme, para së gjithash në jug të Afganistanit, ku talibanët nuk janë mundur akoma. Madje po krijohet përshtypja se ata mund të riforcohen sërish. Për ta ndaluar një gjë të tillë, NATO dhe para së gjithash SHBA duan të zgjerojnë luftimet në një zonë të tillë. Për këtë nuk ka mjete. NATO ka kërkuar 7000 ushtarë shtesë, këta nuk janë vënë ende në dispozicion, prandaj amerikanët po humbasin durimin përballë hezitimit të aleatëve të rëndësishëm për të dhënë ndihmë," thotë eksperti për mbrojtjen, Gebhard Shvajgler.

Angazhimi gjerman në veriun e vendit në misionin e rindërtimit është tepër i diskutueshëm në vend. Ndërsa angazhimi luftarak është për popullatën gjermane i papranueshëm. Pyetjes nëse mund të ndryshojë qëndrim Gjermania, eksperti për mbrojtjen, Shvajgler i përgjigjet: "Jo, siç paraqitet gjendja aktuale në Gjermani nuk ka dyshim që për një zgjerim të misionit apo zhvendosjen e trupave nuk ka miratim. Përmendim këtu se trupat nuk janë të përgatitura për një angazhim të tillë dhe nuk i kanë mjetet për një gjë të tillë.