1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Burgim të përjetshëm për Sakaria Mousain

Daniel Sheshkevitz4 Maj 2006

Një gjykatë amerikane ka dënuar me burgim të përjetshëm francezin me origjine marokiane, Sakaria Mousai. Përpjekjet e prokurorisë për dënim me vdekjen nuk gjetën mirëkuptim tek gjykatësit

https://p.dw.com/p/ArLa
Sakaria Mousai
Sakaria MousaiFotografi: AP

Sakaria Mousai do ta kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në një burg amerikan të sigurisë së lartë, por nuk do të ekzekutohet. Zëdhënsi i gjykatës Edvard Adams njoftoi të mërkurën për vendimin e gjykatës:

"Ndihmësgjyqtarët vendosën që i akuzuari të dënohet me burgim të përjetshëm pa patur mundësinë e lirimit të parakohshëm", sqaroi Adams.

Kusht për dënimin me vdekje të francezit 37 vjeçar me origjine marokiane, ishte që të 12 ndihmësgjyqtarët të jenë të një mendimi. Të paktën njërin prej tyre siç duket nuk kanë arritur ta bindin argumentet e prokurorisë. Ajo insistonte që Mousai të dënohej me vdekje me arsyetimin se gjatë marrjes në pyetje nga bashkëpuntorët e FBI-së në vitin 2001, një muaj para sulmeve të 11 shtatorit, përmes gënjeshtrave të tij i akuzuari ka penguar zbulimin e planit terrorist. Po ashtu ndihmësgjyqtarët kanë marrë në konsideratë fëmijërinë e vështirë të Mosuait, i cili një kohë të gjatë pas ndarjes së nënës së tij nga babai i dhunshëm e ka kaluar në një jetimore.

Mousai vetë, e priti fillimisht shpalljen e dënimit në heshtje. Por në momentin kur po largohej nga salla e gjyqit ai ju drejtua me zë të lartë prokurorëve: 'Amerika ka humbur! Unë kam fituar!'.

Gjatë kohës së hetimeve dhe procesit në të cilën Mousai, i cili para një viti pat pranuar të jetë fajtor, i akuzuar vazhdimisht ka dhënë deklarata kontradiktore sa i përkët rolit të tij në atentatetet e 11 shtatorit. Fillimisht ai pat pohuar, se detyra e tij ka qenë që pas një kohe të drejtojë një avion për në Shtëpinë e Bardhë. Pastaj pat deklaruar se ka qenë i ngarkuar po në të njëjtën ditë të kryejë atentate të tjera duke goditur me avion Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë procesit Mousai, i cili provonte të mbrohej vet, ka rënë në sy për deklarata të mbushura plot urrejte ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe për sqarime konfuze. Ndërkaq, pala paditëse përmes dëshmive të regjistruara më 11 shtator dhe marrjes në pyetje të pjesëtarëve të familjeve të viktimave të sulmeve terroriste provoi gjatë tërë kohës që të ushtrojë ndikim tek ndihmësgjyqtarët.

Në reagimet e para ndaj vendimit, pjestarët e familjeve të viktimave u shprehën të kënaqur. Tomas Kane, anëtar i Komisionit 9/11 të senatit amerikan sqaroi, se vendimi tregon çfarë Amerikën e dallon nga terroristët: shteti ligjor dhe vlerat e qarta. Në një deklaratë me shkrim të presidentit Bush, thuhet se me vendimin kundër Mousait është mbyllur një proces por jo edhe lufta kundër terrorizmit. Amerika mbetet në ofensivë.