Bush kërkon nga Musharaf heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme
8 Nëntor 2007Reklamë
Presidenti amerikan, Xhorxh Bush ka kërkuar në një bisedë telefonike nga presidenti pakistanez, Pervez Musharaf që t´i japë fund sa më parë gjendjes së jashtëzakonshme në vend dhe të planifikojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Bush kërkoi nga gjenerali që të heqë dorë nga drejtimi i ushtrisë. Nderkohë politikania opozitare, ish- kryeministre e Pakistanit, Benazir Bhutto, ka shpallur për të premten protesta masive megjithë gjendjen e jashtëzakonshme. Ajo ështe takuar më parë me përfaqësues të partive të tjera opozitare.