1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bush përfundon vizitën në Europë me qëndrimin në Bullgari

Christian Faul11 Qershor 2007

Ashtu si edhe në Shqipëri Bush kërkoi hapur pavarësine. "Ka ardhur koha që të ecim përpara, Amerika beson në atë që Kosova duhet të jetë e pavarur." Në bisedimet e Bushit me presidentin bullgar, Georgi Parvanov u diskutua edhe mburoja raketore amerikane,

https://p.dw.com/p/Ar7p
Bush në Bullgari
Bush në BullgariFotografi: AP

Populli bullgar e ka pritur presidentin Bush shumë më i vetpërmbajtur dhe me indiferencë. Asnjë lloj entuziazmi në pritjen zyrtare, për shumë vetë një ditë si shumë të tjera. Madje një pjesë e mirë ndjehen të bezdisur për bllokimin e qendrës së qytetit.

"Të them të drejtën, për mua nuk ka rëndësi, nëse ai vjen në Bulgari apo jo" shprehet një grua, 2ajo që më shqetëson është nëse do të shkojë në punë në kohën e duhur."

Para tetë vitesh në Bullgari presidenti Klinton u prit me entuuziazëm të madh. Aktualisht marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara është ftohur dukshëm. Pak para vizitës së Bushit rreth 200 demonstrues dolën në rrugë të protestonin kundër presidentit amerikan.

"Amerika ndjek politikë agresive ndaj popujve të varfër, kjo krijon urrejtje, ata duhet ti harxhojnë paratë më mirë për ata që nuk kanë të hanë."


Arsyeja është lufta në Irak. Bullgaria ka tërhequr ndërkohë gati të gjithë ushtarët e saj, vendi gati është mënjanuar tërëisht nga koalicioni antiterror. Megjithatë Bushi u paraqit me humor të mirë kur doli para shtypit për konferencën e përbashkët të shtypit.


"Unë i flas me Georg dhe ai më drejtohet me Georg, faleminderit që kam mundësinë të jem në një vend kaq të bukur."

Bushi u shpreh se kanë ndryshuar shumë gjëra në vitet e fundit. Ju po e shihni demokracia dhe ekonomia e lirë e tregut janë të vlefshme. Bush shprehur falënderimin e tij për misionin në Irak.

"Për atë ju na mbështetët me qëllim që në Irak të krijojmë një shoqëri të lirë."

Bush preku edhe një temë mjaft delikate në Bullgari, Kosovën. Ashtu si edhe në Shqipëri ai kërkoi hapur pavarësine. "Ka ardhur koha që të ecim përpara, Amerika beson në atë që Kosova duhet të jetë e pavarur."

Megjithatë në Bulgari një deklaratë e till e Bushit nuk pritet patjetër krahëhapur. Bullgaria është e interesuar për marrëdhënie të mira me Rusinë dhe Serbinë. Për këtë arsye Bushi i ofro dorën e bashkëpunimit Beogradit. "Dua ta them qartë: Edhe për Serbinë ka vetëm një rrugë përpara, ndoshta si anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Europian."

Edhe për sistemin e planifikuar amerikan për mburojën raketore Bullgaria ka rezerva. Bulgarët kanë kritikuar që ata nuk do të përfitojnë nga një sistem i tillë. Ledhur me shqetësimin bullgar Bush tha:


Ne ju sigurojmë, planet tona nuk drejtohen kundër Rusisë. "Në Sofje Bushi premtoi edhe një herë. Ne do të angazhohemi për lirimin e infermiereve bullgare të dënuara me vdekje në Libi. Ato duhet të kthehen së shpejti tek familjet e tyre, tha Bush.