1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bush shprehet pro pavarësisë së Kosovës

10 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/Aqkr

Tiranë: Përkundër qëndrimit refuzues të Rusisë presidenti amerikan Xhorxh Bush u shpreh sërish për pavarësimin e Kosovës nga Serbia. Gjatë vizitës së tij të cilësuar si historike në kryeqytetin shqiptar Bush sqaroi se mbështet fuqishëm planin e Ahtisarit për Kosovën dhe se tashmë është koha për të lëvizuar në këtë çështje.
Ndër të tjera Bush sqaroi se i ka kërkuar autoriteteve kryeministrit Berisha që të flasë me udhëheqësit kosovarë që ata të mbajnë qetësinë në këto hapa të fundit.