1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Cenzurë përmes vrasjeve

Miodrag Soric2 Maj 2005

Liria e shtypit ashtu si më parë është kërcënuar në shumë vende. Para së gjithash në rajonet e krizave jetën humbin gjithnjë e më shumë gazetarë, siç tregon edhe raporti i fundit i Organizatës "Reporterë pa kufij".

https://p.dw.com/p/ArPT
Logo e Organizatës "Reporterë pa kufij"
Logo e Organizatës "Reporterë pa kufij"

Ekziston një shenjë besimi për demokracinë dhe sigurinë juridike në një vend: liria e shtypit. Vendet, në të cilat gazetarët nuk guxojnë të mirren me të metat e pushtetit, nuk respektojnë as të drejtat tjera elementare. Ato kufizojnë lirinë e njerëzve në shumë fusha. Në Korenë e Veriut apo Birmë, në Turkmenistan apo Bjellorusi, në Eritre apo Zimbabve nuk përndjeken vetëm gazetarët por shtypet brutalisht shumica e popullsisë. Burrat - apo duhet folur në këtë rast për përbindësha, të cilët përcaktojnë politikën në këto vende nuk durojnë asnjë kundërshtim, dhe më së paku publikisht. Ata janë përgjegësitë kryesor që banorët e shteteve të tyre jetojnë në frikë, për ekonominë e shkatërruar dhe që jeta kulturore fashitet. Në një klimë të tillë dukartrokitësit e paguar të pushtetit e ndjejnë veten mirë, për dallim gazetarëve ju mungon ajri për të marrë frymë.

Raporti vjetor i "Reporterëve pa kufij" ankohet me rastin e ditës ndërkombëtare të lirisë së shtypit se gazetarët në rajonet e krizave gjithnjë e më shpesh ndodhen në mes dy frontesh. Përshembull Iraku. Vetëm atje vitin e kaluar kanë vdekur 19 gazetarë dhe 12 bashkëpuntorë të ndërmarrjeve të ndryshme mediatike. Shumicën e rasteve ata ishin viktima të grupeve terroriste. Mollë shumë e ëmbël nuk ka mbetur as ushtria amerikane: në xhirollogarinë e saj shkojnë vrasjet e të paktën katër gazetarëve.

Siç dihet e vërteta është viktima e parë e çdo lufte. Andaj nuk është çudi që Sejmor Hersh ka kohë që ka kritikuar shtimin e gazetarisë lajkatare në mediat amerikane. Hersh pat folur hapur se si ushtria amerikane torturonte të burgosurit irakian në burgun e Abu Graibit. Gazetari Hersh njoftonte se si administrata e Bushit preferon reporterët të cilët lavdërojnë qeverinë apo të paktën nuk e kritikojnë atë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një vend ku gazetarët ende shijojnë në masë të madhe lirinë e shtypit. Por shembulli i lartëpërmendur tregon se ajo nuk është diçka që bie nga qielli.

Për raportet amerikane njerëzit që mirren me media në Siri, Arabi Saudite, Algjeri apo Sudan vetëm mund të ëndërrojnë. Në këto vende gazetarët që informojnë për të metat e pushtetit, sulmohen, mirren në pyetje dhe dërgohen në burg. Në Iran arrestohen pandërprerë gazetarët të cilët rekomandojnë reformat. Edhe kjo ceket në raportin vjetor të "Reporterëve pa kufij". Të afërmit e tyre nuk mund të llogarisin me atë që fajtorët do të japin përgjegjësi. Iniciativat diplomatike të cilat kanë për qëllim të përmirësojnë imazhin e Iranit në botë nuk do të japin shumë fryte përderisa mos të jenë dënuar aktorët që torturuan për vdekje gazetaren Zahra Kazemi.

Burgu më i madh për gazetarët e pavarur në botë është Kina. Reporterët të cilët trajtojnë korrupcionin dhe ekonominë familjare në mesin e funksionarëve komunist, arrestohen. Se sa janë nuk e di saktë askush. Organizatat perëndimore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut i kanë të njohur emrat e 26 gazetarëve të burgosur. Megjithatë numri i tyre duhet të jetë shumë më i madh. Kjo gjendje e pikëllueshme nuk i turpëron aq shumë politikanët perëndimor në mesin e tyre as kancelarin Shrëder.


E njëjta vlen edhe për gjendjen e mediave në Rusi. Për këtë kancelari Shrëder nuk e ka kritikuar asnjëherë publikisht presidentin Putin i cili mbyll programet televizive në mbarë vendin. Ndërkohë që despotët në ish- vendet e Azisë Qendrore gazetarët i shohin si duar të zgjatura të pushtetit të tyre, të paktën në Ukrainë pas "Revolucionit të Portokalltë" gjendja e e mediave është përmirësuar dukshëm.