1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dënohet në Shqipëri videoja e ushtrisë greke ku këndohen këngë antishqiptare

5 Mars 2007

Ministria e Mbrojtjes se Shqipërisë ka reaguar ashpër ndaj përmbajtjes së një videoje që u publikua fundjavën e kaluar ku tregoheshin rezervistë nga forcat speciale helene duke kënduar gjatë një stërvitje në terren një këngë antishqiptare

https://p.dw.com/p/ArY1
Tirana
TiranaFotografi: DW

“I shikoni ata, i quajnë shqiptare. Litarë do të bëjmë me zorrët e tyre.” “I shikoni ata , quhen turq. Opinga do të bëjmë me lekurën e tyre”.

Kjo ishte përmbajtja e këngës që këndohej plot pasion nga një grup rekrutësh të forcave speciale greke, gjate stervitjes së tyre në terren, ku është vërtetuar dhe prezencë e oficerëve. Fillimisht viedoja që ishte filmuar nga një celular ishte shkarkuar në një site te interneti. Më pas atë e zbuloi një emigrant shqiptar në Suedi, i cili ja serviri për publikim mediave greke dhe shqiptare gjatë fundjavës së kaluar.

Ministria e Mbrojtjes në Tiranë ka reaguar ashpër, duke e përshkruar përmbajtjen e këngëve si një akt skandaloz që cënon marrëdheniet mes dy vendeve. Në një komunikim me median zëvënsësministri i Mbrojtjes Petrit Karabina u shpreh se “jemi te bindur se këngë të tilla frymezuese antishqiptare në stërvitjet e ushtarëve grekë janë të papranueshme, të dënueshme dhe skandaloze për të gjitha vendet anëtare të NATO-s”, duke kërkuar nga autoritetet greke që fajtorët të vihen para përgjegjësisë.
Reagime të ashpra ka patur dhe nga rradhët e opozitës, e cila veç denimit të këtij akti të rëndë ka kritikuar dhe qeverinë për vonesë në mbajtjen e qëndrimeve dinjitoze. Për kryetarin e gripit parlamentar të LSI-së, Sabit Brokaj, video përbën një turp, për të cilin duhet ndalur seriozisht në raportet mes te dy vendeve, dhe këmbënguljen që autorët të vihen para drejtesisë. “Imagjinoni sikur një këngë e ngjashme të ishte kënduar nga forecat ushtarake shqiptare kundër Greqisë?!”, thotë Brokaj.
Cështja e publikimit të videos së rekruteve grekë të forcave speciale, të cilët këndojnë gjatë stërvitjes në terren këngë nacionaliste antishqiptare do të jetë objekt diskutimi në parlament gjate ditës së hënë.