1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Debati për buxhetin 2016 në hijen e krizës së refugjatëve

Sabine Kinkartz8 Shtator 2015

Dy muaj ka që është projektuar buxheti për vitin 2016 por tani ai është vjetëruar. Gjashtë miliardë Euro ndihmë për refugjtatët duhet të planifikohen shtesë. Nëse vetëm kaq do të mjaftonte.

https://p.dw.com/p/1GT8s
Deutschland Abgeordnete im Bundestag Plenarsaal in Berlin
Fotografi: picture-alliance/dpa/R. Jensen

Kur Bundestagu konsultohet për buxhetin, normalisht debati është i kthjellët, sepse shifrat luajnë një rol të madh dhe emocionet nuk kanë vend në të. Por kësaj radhe është krejt ndryshe. Kjo është seanca e parë plenare pas pushimeve të verës, megjithatë presidenti i Bundestagut Norbert Lammert nuk zgjatet shumë me rregulloren e zakonshme. "Ne shohim njerëz të dëshpëruar në rrugën e tyre të arratisë përmes dhe drejt Europës si dhe pamjet tronditëse të papërballueshme të atyre, që e paguajnë këtë rugëtim me jetë, ndër ta edhe shumë fëmijë", me këto fjalë e hapi Lammert seancën mbi një temë, që duket se është më emergjente nga çështja tjetër se sa para dhe përse duhet të verë federata në dispozicion.

E megjtihatë këto dy tema kanë shumë të bëjnë me njëra-tjetrën dhe me to do të merret intensivisht politika në muajt e vitet e ardhshëm. "Ndjenjës sonë të solidarizimit dhe trishtimit tonë i shtohet edhe shqetësimi legjitim, se si do ta përballojmë ne më tej valën e pandalshme në komunat tona dhe si do të mund ta ruajmë kontrollin për vendin tonë, kufijtë e tij dhe rendin e tij", formuloi Lammert. Edhe në Bundestag shtrohet pyetja se si duhet të veprojnë Europa dhe Gjermania në këtë situatë të jashtëzakonshme humanitare.

Deutschland Bundestag Haushalt Bundesfinanzminister Wolfgang Schäuble
Ministri i Financave Wolfgang SchäubleFotografi: picture-alliance/dpa/M. Kappeler

A do të mjaftojnë dhjetë miliardë Euro?

E qartë është, se vetëm pranimi i 800.000 refugjatëve sivjet, përkujdesi për ta si dhe integrimi i tyre do të kushtojnë shumë para. Gjashtë miliardë Euro do të verë për këtë në dispozicion federata vitin e ardhshëm. Megjithatë ministri i Financave Wolfgang Schäuble nuk do të krijojë borxhe të reja. Përballimi i krizës së refugjatëve ka për të "prioirtet absolut", tha ai si referuesi i parë në seancën plenare. Kjo detyrë na del përpara dhe tani duhet të financohet. Kësaj detyre duhet t'i nënshtrohen dëshirat e tjera për shpenzime.

Të njëjtin mendim ndan edhe presidenti i Bundestagut. "Ne duhet të debatojmë edhe për buxhetin, për masat e nevojshme dhe të mundshme, për kushtet ligjore dhe financiare, për detyrat prioritatre dhe ato me më pak prioritet", thotë ai. Por pranimi i refugjatëve nuk duhet të shihet vetëm në aspektin e kostove. Deri më 24 shtator do të përpilohet një paketë masash nga federata dhe landet. Për shpenzimet shtesë për refugjatët ministri Schäuble do të përdorë tepricën miliardëshe të këtij viti të krijuar si rjedhojë e koniunkturës së qendrueshme dhe të ardhurave të larta prej tatimeve.

Deutschland Flüchtlinge in München
Refugjatë që kanë mbërritur në MynihFotografi: Reuters/M. Rehle

Pritet një buxhet suplementar

312 miliardë Euro shpenzime kishte rezervuar Schäuble në projektbuxhetin e vitit 2016, kjo shumë do të ishte një plus prej 3,4 në krahasim me këtë vit. Tani shuma do të rritet në 318 miliardë Euro. Deri tani shpenzimet përkonin me të ardhura të larta, prej të cilave 290 miliardë të ardhura nga tatimet. 30,9 miliardë Euro janë parashikuar për investime në vitin 2016, këto janë pak më shumë miliardë se për vitin në vazhdim. Me këtë ndër të tjera do të restaurohen rrugë, hekurudha, ura dhe të tjera segmente në infrastrukturën e qarkullimit si dhe do të përforochet zgjerimi i infrastrukturës digjitale.

Ka shumë mundësi që ministri federal i Financave tepricat buxhetore të këtij viti t'i depozitojë në fondet e rezervave për t'i tërhequr ato vitin e ardhshëm. Në këtë mënyrë do të garantohej që Schäubles nuk do t'i duhet të krijojë borxhe të reja. Vetëm në rast se numri i refugjatëve rritet më tej dhe paratë nuk do të mjaftojnë. Kancelarja Angela Merkel e konsideron të mundshme, që do të nevojiten dhjetë miliardë Euro për të paguar strehimin, ushqimin, kurset e gjuhës dhe ndihmat për integrimin e refugjatëve.