1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Debati televiziv ndryshon opinionin politik

Uta Thofern9 Shtator 2005

Socialdemokratët e Schrëderit fituan dy pikë më shumë në anketime, po aq humbi Unioni Kristiandemokrat.

https://p.dw.com/p/Aqip
Fotografi: AP

Një javë pas duelit televiziv ndërmjet kancelarit gjerman, Gerhard Schrëder dhe sfidantes së tij, Angela Merkel duket sikur përshtypja e parë e spektatorëve ka ndryshuar opinionin politik. Shumë vetë kanë vlerësuar se Schrëder ka qenë më simpatik, kompetent, bindes. Me një hop socialdemokratët e Schrëderit fituan dy pikë më shumë në anketime, po aq pikë humbi Unioni Kristiandemokrat. Kështu për herë të parë në këtë fushatë zgjedhore, unioni dhe liberalët nuk kanë më shumicën. A e humbi Angela Merkel, me prezantimin e saj të keq, shansin për ndërrimin e qeverisë, apo thjesht ajo qe shumë e sinqertë?

Ajo e ka me të vertetë. Kjo duhet të jetë bërë e qartë për të gjithë teleshikuesit pas duelit, dhe ndoshta ky konstatim luan në anketime një rol më të madh se sa gjoja mungesa e sovranitetit të Merkelit para mediave. Angela Merkel nuk flirton me kamerën, për këtë ajo nuk është në gjendje. Ajo nuk luan me mediet, i injoron të gjitha mundesitë ekzistuese të manipulimit. Kjo nuk do të thotë mungesë sovraniteti, kjo do të thotë ndershmëri. Por e vërteta shpesh është e pakëndshme.
Sepse ajo që thotë Merkel, nuk është ndonjë lajm i gëzueshëm. Pa u irrituar nga sulmet dhe ndërhyrjet e Schrëderit ajo bëri të ditur, atë që thotë prej muajsh në konferenca për shtyp dhe manifestime zgjedhore, dhe që shumica e spektatorëve e kuptuan qartë dhe plotësisht: Me CDU-në në qeveri, asgjë nuk do të jetë më e thjeshtë përkundrazi, secili duhet të përgatitet për shkurtime dhe ndryshime.
Ndryshimet kanë të bëjnë me rritjen e taksës së vlerës së shtuar, me më pak mbrotje nga pushimi nga puna, masa të ashpra kursimi për përmirësimin e buxhetit, më shumë investime privat për pensionet, transformimi i tërësishëm i sistemit të sigurimeve shëndetësore dhe ndërprerja e favorizimeve fiskale. Nga një renditje e tillë nuk fillojnë të tremben vetem ata që janë në lëvizje për shkak të profesionit, e fillojnë të llogarisin në mend zbritjen e kilometrazhit nga rroga. Por këto ndryshime bëjnë të dridhen edhe ata që fitojnë mirë, që nuk kanë paguar deri tani taksa për fitimet mbi aksionet.
Programi qeveritar i Angela Merkel, i prezantuar me bindje të patundur, ofron si shpërblim për gjithë mundin vetëm bindjen, se në fund të kesaj rruge të vështirë vendi do të mund të ofrojë më shumë vende pune dhe siguri sociale se sa brezat e ardhshëm.
Nga ana tjetër edhe thënia e Schrëderit "Të vazhdojmë kështu" mund të ketë patur efekt. Kancelari mbroi reformat e tij, por nuk shpalli të reja. Me një populizëm të matur ai arriti, ta prezantojë unionin si josocial, ndërsa Partinë Socialdemokrate si avokate të vegjelisë dhe shkurtimet sociale të tij si një operacion i domosdoshem dhe i papërseritshëm. Si burrë shteti ai i dha mend me një farë fodullëku kandidates, duke i thënë se zelli i saj reformator është i destinuar të deshtojë dhe gjithsesi është i tepërt. Kjo nuk ishte as bindëse as e këndshme, por qetësuese.
Sepse me gjithë rritjen e simpatisë për Schrëderin dhe partinë e tij, sipas anketimeve, dy të tretat e gjermanëve vazhdojnë të jenë të bindur, se nuk do të jetë ai kryetari i ardhshëm i qeverisë, por do të jetë Angela Merkel. Por numri i zgjedhësve që e konsiderojnë të keqen më të vogel koalicionin e mundshëm ndërmjet Unionit Kristiandemokrat dhe Partisë Socialdemokrate, po rritet. Zgjedhjet do të tregojnë, në se Gjermania është e gatshme për një ndryshim sistemi. Merkel ka bërë të qartë, se ajo e dëshiron atë.
Kandidatja u inspirua në fjalën e saj të fundit nga fushata elektorale e presidentit konservator amerikan Ronald Reagan dhe u bëri thirrje zgjedhësve, që të mendojnë në se janë sot më mirë se sa në fillim të koalicionit qeverisës socialdemokrat ekologjik. Shumë duhet t´i jenë përgjigjur me jo kësaj pyetjeje, por kanë ardhur në përfundimin se nga një ndryshim i qeverisë nuk do të përfitonin personalisht. Ndoshta duhej ta kishte provuar më mirë me Kenedin "Mos pyet, se çfarë mund të bëjë vendi yt për ty, por cfarë mund të bësh ti për vendin tënd."