1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Delegacioni i Lidhjes Arabe mbron interesat e Libanit në Këshillin e Sigurimit

Martina Buttler8 Gusht 2006

Përpjekjet për arritjen e një rezolute për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme kaluan në raundin tjetër

https://p.dw.com/p/Aqor
Tanke inzraelite në kufi me Libanin
Tanke inzraelite në kufi me LibaninFotografi: AP

Diskutimet do të vazhdojnë gjatë ditës së sotme edhe pse në Këshillin e Sigurimit ka që të shtunën që vazhdojnë debatet për projekt-rezolutën e bazuar ne propozimet franceze dhe amerikane. Te pakten per qellimin e rezolutes duket se te gjithe jane te nje mendje sikurse u shpreh presidenti i Këshillit të Sigurimit ganezi Nana Effach-Apeteng: "Të gjithë jemi të një mendjeje dhe deshirojme vetem një gjë, një rezolute të realizueshme."

Libani mendon se projekt-rezoluta aktuale nuk i merr sa duhet parasysh interesat e vendit. Sipas përfaqësuesit të Lidhjes Arabe, përfundimi i konfliktit varet vetëm nga një pikë: "Trupat izraelite duhet të tërhiqen nga jugu i Libanit."

Pika të tjera kritike janë kontrolli në lidhje me zonën e Shebës si dhe këmbimi i robërve nga pala izraelite dhe libaneze. Ambasadori amerikan, Xhon Bolton është i gatshëm që t'i dëgjojë pretendimet e të gjitha palëve. Gjithësesi ai theksoi se një rezolutë ideale që t'u pëlqeje të gjitha palëve është e pamundur. Të gjitha palët do të jenë me siguri të pakënaqura me këtë apo atë pasazh të rezolutës. Ai theksoi se në rast se do të mund të formulojmë një rezolutë të pranueshme për të gjitha palët atëhere ndoshta kriza do të shuhet. Në lidhje më çështjen se sa do të vazhdojnë diskutimet në KS deri sa të miratohet, kryetari i KS tha një a dy ditë.

Pas prezantimit të pretendimeve të palës arabe, do të vazhdojnë diskutimet dhe ndoshta deri sa të formulohet projekt-rezoluta tjetër, do të duhen edhe të paktën 24 orë.