1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Demokratët amerikanë shkojnë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit me John Kerry-in si kandidatin e tyre

Daniel Scheschkewitz31 Korrik 2004

Në Boston demokratët amerikanë vendosën të nominojnë Xhon Kerrin si kandidatin e tyre për postin e presidentit. Kerry nga ana e tij premtoi siguri në vend dhe rivendosjen e imazhit pozitiv të SHBA-s në botë.

https://p.dw.com/p/Aqux
John Kerry i sigurtë për fitore
John Kerry i sigurtë për fitoreFotografi: AP

4 ditë me rradhë demokratët amerikanë festuan përvjetorin e krijimit të partisë së tyre dhe kandidatin për postin e presidentit Xhon Kerry, i cili sipas tyre do të mund ta rikthejë opinionin pozitiv botëror për SHBA-s. Për këtë ata bënë c´ishte e mundur që ta prezantonin Kerrin si një politikan me përvojë dhe një njeri me karakter të fortë që i di mirë hallet dhe problemet e vendit. Sepse për amerikanët nuk ka gjë më të keqe se përfytyrimi se mund të humbasin luftën e tyre tashmë historike kundër terrorit. Prandaj Xhon Kerry u festua si veteran i luftës së Vietnamit, si shpëtimtar dhe si udhëheqës i aftë. Pra absolutisht e kundërta e George Bush, i cili e kreu shërbimin ushtarak në një repart rezervistësh dhe jo në front.

Rëndësia e madhe që i kushtohet kandidatit për president Kerry si veteran lufte është e kuptueshme pas 11 shtatorit që për amerikanët është ktyher një një datë historike. Por me këtë demokratët përpiqen të mbulojnë dobësitë e tyre në cështjet e sigurisë kobëtare, pikë kjo që i fitojnë padyshim republikanët dhe presidenti Bush.

Por shpresat e demokratëve se po të bëhet Kerry president, ai do ti kthejë SHBA-s në një superfuqi të butë, e cila do të heqë dorë nga veprimet ushtarake për hir të bisedimeve diplomatike duken pak si të shpejtuara. Kerry ende nuk ka prezantuar një plan se si do të veprojë politikisht. Pra si do të tërhiqet me gjithë trupat e tij sa më pastër nga Iraku? Si do ti bindë Korenë e Veriut dhe Iranin që të ndryshojnë politikën e tyre nukleare?

Figura me e vjetër e partisë demokratike amerikane, senatori Ted Kennedy u shpreh se demokratët kanë frikë vetëm nga një gjë: 4 vite të tjera të George Bushit në shtëpinë e bardhë si president i SHBA-s. Së pari duhet ndrysdhaur kjo gjë, pastaj duhet menduar për cështjet e politikës së jashtme. Dhe demokratët u mjaftuan me fjalimin e Xhon Kerrit dhe entuziasmin e Xhon Eduards, i cili pretendon vendin e zëvendëspresidentit. Nuk dihet nëse ky teater do të mjaftojë për të evituar 4 vite të tjera të George Bush-it si president i SHBA-s. Por historia ka treguar se votuesit amerikanë preferojnë shpesh origjinalin në vend të një kopjeje.