1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dhjetë vjet pas ndalimit të duhanit

9 Janar 2017

Para 10 vitesh është ndaluar me ligj pirja e duhanit në restorantet gjermane. Mllefi ishte i madh, po si qëndron puna sot?

https://p.dw.com/p/2VUDT
Deutschland Stuttgart Mann raucht vor Nichtraucherschild
Fotografi: picture-alliance/dpa/D. Bockwoldt

Në birrarinë Dublin Inn në Hannover mbretëron tollovi e madhe, ndonëse ende është heret. Ndërsa jashtë janë mbledhur grupe njerëzish. Duhanpirës, sepse në këtë objekt është e ndaluar pirja e duhanit brenda. Philipi thotë: "Tani më jemi mësuar. Pranë tij ka ndezur një cigare edhe motra Julia. "Për mua është më mirë madje, sepse më pengon tymi i duhanit. Këtë e vërej gjithmonë kur shkoj në shtëpi dhe rrobave u vije erë e rëndë."

Për ndalimin e pirjes së duhanit në restorantet gjermane është diskutuar shumë në 10 vitet e fundit, pasi qeveria kishte vendosur me 2007 që të mos pihet duhan brenda objekteve. Reagimi i pronarëve ishte shumë i fuqishëm, sepse mendohej se ndalimi i duhanit do të shkatërrojë kafenetë e vogla.

"Prodhuesit e duhanit ia dolën asokohe që landet të vendosin për ndalimin apo jo të pirjes së duhanit", thotë Siegfried Ermer, kryetar i shoqatës më të madhe kundër pirjes së duhanit "Pro Rauchfrei". Dhe kjo ka rezultuar me dallime shumë të mëdha në rregulla.

Ndalimi dhe përjashtimet

Rauchen - Aschenbecher - Nikotinersatz
Fotografi: picture alliance / ZB

Landet shumë shpejt kishin vendosur rregullat e tyre. Problemet më të mëdha ekzistojnë në landet Renania Veriore Vestfalia, Bavari dhe në Sarland, të cilat kanë vendosur për ndalimin e plotë të pirjes së duhanit në të gjitha kafenetë.

NRW së pari ka dashur që vendimi të zbatohet mbi baza vullnetare. Por pronarët e kafeneve ishin kreativë dhe shumë shpejtë disa prej tyre kanë krijuar klube të duhanpiërsve. Kështu që shumëkush ka pasur edhe disa libreza anëtarësie për klubet ku lejohet duhani. Por në vitin 2013 qeveria e landit ka vendosur për ndalimin e përgjithshëm të duhanit, në të gjitha lokalet.

Problemet me punën e lokaleve

Në Saksoninë e Poshtme, në Bremen dhe në Baden-Vyrtemberg ndalimi nuk është kaq rigoroz. Nga frika se ndalimi i përgjithshëm i pirjes së duhanit mund të dëmtojë lokalet e vogla, është vendosur që pirja e duhanit të mos ndalohet në objektet më të vogla se 75 metra katrorë. Njëkohësisht në këto objekte në Saksoninë e Poshte ndalohet hyrja për personat më të ri se 18 vjet. Prej vitit 2008 - 2014 numri i lokaleve të këtilla në Gjermani është zvogluar për 7.000 lokale dhe tani në gjithë vendin ka rreth 32.000.

"Kafenetë e vogla janë në zhdukje e sipër, sepse të rinjtë kërkojnë më shumë kënaqësi dhe hapsirë", thotë  Christopher Lück, zëdhënës i Dehoge. Por njëkohësisht është rritur numri i vareve për më shumë se 200.

Efektet e ndalimit të pirjes së duhanit

Iran Wasserpfeifen rauchen Shisha Rauchen Rauchverbot
Fotografi: picture-alliance/dpa/F.Bahrami

Cilat janë efeket e këtij ligji? Në Saksoninë e Poshte në fillim ka rënë qarkullimi në lokale. Shumë pronarë janë detyruar të ndryshojnë lokalet dhe të sigurojnë ndonjë vend për duhanpirësit. Kjo ka shkaktuar humbje, por nuk dihet sakt se cila ishte vlera e humbjeve. Situatë e ngjashme është edhe në landet tjera të Gjermanisë.

"Ky është diskriminim i duhanpirësve", thotë Jan Mücke. Vet restorantet duhet të vendosin nëse duan rregulla të këtilla apo jo. Por Siegfried Ermer është i sigurtë: "Shumica e atyre që pinë duhan mendon se ndalimi i duhanit në lokale është i mirë, sepse kështu edhe ata pijnë më pak tani. Qendra gjermane për studimet e kancerit ka konstatuar se vetëm 35 % e gjermanëve që përdorin duhanin nuk e ka ndërprerë kurrë pirjen e tij. Shumica do të donte ta linte duhanit. Në këtë studim thuhet se një prej motiveve më të fuqishme për lënien e duhanit është ndalimi i përdorimit në lokale dhe restorante.

bc/dpa