1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dioksin në mishin irlandez të derrit - Gjermania e prekur

Ralf Borchard8 Dhjetor 2008

Irlanda ka tërhequr nga supermarketet të gjitha produktet e mishit të derrit për shkak të infektimit me dioksin, lëndë kjo që mund të shkaktojë kancerin.

https://p.dw.com/p/GBkj
Specialiteti Gjerman "Saumagen"
Dioksin shkakton pasoja të rënda shëndetësoreFotografi: picture-alliance / dpa / Stockfood

Sipas autoriteteve, në prova të mishit u zbuluan gjurmë dioksine, 80-200 herë më të larta se sa norma e lejuar. Gjermania është e prekur, pasi importon mish nga Irlanda. Vetëm vitin e shkuar 9000 tonë.

Qeveria irlandeze ka kërkuar të hiqen nga raftet e supermarketeve produkte me datë prodhimi nga 1 shtatori. Edhe dyqanet dhe restorantet janë lutur që të kthejnë të gjitha produktet përkatëse, si proshutë, pica të ngrira, dhe sallame. Konsumatorëve i është rekomanduar të mos konsumojnë më mishin e derrit vendas.

E prekur nga kjo epidemi është edhe Gjermania, pas Britanisë së Madhe është vendi i dytë importues i mishit irlandez. Ministria e bujqësisë në Berlin i ka bërë kërkesë ekonomisë së artikujve ushqimorë të heqë nga tregu mishin e derrit nga Irlanda.

Sipas të dhënave të autoriteteve irlandeze për sigurinë e lëndëve ushqimore në mishin e derrit janë zbuluar gjurmë dioksine 80 deri në 200 herë më të larta se sa norma e lejuar. Problemi është se nëse lënda e dioksinit merret për një kohë të gjatë me ushqimin, ka rrezik të shkaktojë sëmundjen e kancerit. Qeveria irlandeze thekson se në aksionin e tërheqjes nga tregu të mishit të derrit, bëhet fjalë për një masë preventive dhe se rreziku real për konsumatorët është i tepër vogël.

Shkaktar i vlerave të larta të dioksinës është një prodhues i ushqimit për kafshët në Irlandë. Shenjat e para të alarmit u dhanë në Irlandë që në fillim të javës së shkuar, ndërsa të shtunën laboratori në Angli konfirmoi vlerat e larta. Dioksin është një lloj helmi që shkakton pasoja të rënda shëndetësore. Rrezikon zhvillimin e fëmijëve të palindur, shkakton anomali në sistemin nervor, dhe mund të shkaktojë në rastin më të keq kancerin.

Edhe Komisioni Evropian i ka konfirmuar vlerat e larta të lëndës së rrezikshme dioksin. Për ekonominë irlandeze kjo është një goditje erë dnë. Ekonomia e mishit të derrit është një nga sektorët më të mëdhenj agrarë me vlerë rreth 400 milionë euro. Në të janë të punësuar 7000 irlandezë.