1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Diskutim mbi misionet paqeruajtëse të BE-së në rajonet e krizës

Ulrike Bosse2 Tetor 2006

Ministrat e mbrojtjes së Bashkimit Evropian fillojnë sot takimin dyditor në Kittila, Finlandë. Në qendër të debatit do të jenë jo vetëm misionet aktuale ushtarake, por edhe planifkimi afatgjatë i një politike të përbashkët evropiane për sigurinë.

https://p.dw.com/p/AqoO
Ushtar gjerman në Xhibuti
Ushtar gjerman në XhibutiFotografi: AP

"EUFOR-RD Kongo" është përcaktimi zyrtar për trupën evropiane ushtarake në Republikën Demokratike të Kongos, trupë, e cila do të duhet të garantojë zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe paqësore. Misioni i Kongos do të jetë një temë e rëndësishme në takimin e ministrave të mbrojtjes të BE-së në Kitila. Ashtu si edhe në takimet e Natos në qendër të debatit do të jenë jo vetëm misionet aktuale ushtarake, por edhe planifkimi afatgjatë i një politikë të përbashkët.

Në debatin për Kongon çështja për diskutim, është e qartë, do t'i tërheqin evropianët trupat e tyre, ashtu siç edhe ishte parashikuar në fillim, pikërisht katër muaj pas fillimit të misionit. Të njëjtën klauzolë parashikon edhe mandati i OKB-së.

Ministri gjerman i mbrojtjes, Franc Jozef Jung thekson para takimit edhe njëherë pozicionin e tij: "Fakt është që në gusht ka qenë një situatë e vështirë, por lufta qytetare u parandalua. Tanimë situata është stabilizuar, dhe për këtë arsye unë kam jam i bindur, se misioni ynë do të përfundojë në 30 nëntor."

Siç dihet pas publikimit të rezultateve të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në gusht, pati luftime mes përkrahësve të presidentit Jozef Kabila dhe rivalit tëtij, zëvendëspresidentit, Zhan Pierr Bemba. Në këto përleshja humbën jetën 23 vetë. Trupat e EUFOR-it ndërhynë ato kohë për herë të parë. Prej kësaj kohe sundon qetësia.

Ministri gjerman, Jung është i mendimit se, kjo gjendje do të vazhdojë edhe në të ardhmen: "Ajo që më bën optimimist është se, të dy kandidatët si Kabila ashtu edhe Bemba kanë nënshkruar një marrëveshje për çarmatim. Pra që të dy kanë marrë përgjegjësinë që në Kongo zgjedhjet të zhvillohen në kushte normale të stabilitetit."

Por Bemba vetë u shpreh para ministrit gjerman, Jung, se ai nuk mund të përfytyrojë, që trupat evropiane do të tërhiqen që në 30 nëntor. Tanimë janë shtuar zërat se ato duhet të qëndrojnë në vend, së paku derisa të bëjë betimin presidenti i zgjedhur.

Kongoja ka peshë edhe për evropianët. Për ta është e rëndësishme që të tregojnë që janë të aftë për veprim e të sukseshëm edhe në politikën e jashtme. BE-ja ka vënë në dispozicion 250 milionë euro për organizimin e zgjedhjeve në Kongo. Ndërsa prejt vitit 2002 ajo ka shpenzuar 750 milionë euro për luftimin e varfërisë dhe ndërtimin e institucioneve demokratike në Kongo.

Ky është një angazhim, që sipas qeverisë gjermane duhet të vazhdojë edhe në tardhmen, por që mundet të vazhdojë vetëm në rast të zhvillimeve paqësore në vend.

Për kushtet në të cilat ushtarët evropianë do të qëndrojnë më gjatë në Kongo, ka gjasa që diskutohet mes ministrave evropianë, por publikisht ministri gjeman Jung nuk shprehet: "Unë dua që ju të tregoni mirëkuptim, sepse të gjithë treguesit flasin për atë që ky mision do të përfundojë brenda katër muajsh."

Krahas misionit të Kongos, ministrat e mbrojtjes së BE-së do të diskutojnë edhe për misionet paqeruajtëse në Liban, Sudan, Bosnje-Hercegovinë, si edhe për perspektivat e një politike të përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes.