1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Ditë gëzimi"-Reagime për procesin kundër Sadam Huseinit

Daniel Sheshkevitc20 Tetor 2005

Me kënaqësi është ndjekur në SHBA fillimi të mërkurën, i procesit kundër ish diktatorit irakian Sadam Husein.

https://p.dw.com/p/ArNg
Sadam Husein gjatë procesit të gjygjit
Sadam Husein gjatë procesit të gjygjitFotografi: AP

Në Uashington, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se gjyqi është një hap me rëndësi për ndërtimin e një Iraku demokratik. Qeveria Bush ka mbështetur me 72 milionë dollarë procesin kundër ish diktatorit irakian. Megjithatë, reagimet zyrtare për procesin e nisur dje kanë qenë të rezervuara. Gruaja e zëvendës presidentit amerikan, Dik Çeni, komentoi për një televizion amerikan fillimin e procesit duke thënë: "Ky është një moment i pritshëm. Ne duhet të jemi shumë krenar që për irakianët dhe njerëzimin në përgjithësi, ky moment arriti të bëhet realitet.


Ndërsa Mishael Sharf, një nga këshilltarët amerikan të Tribunalit kundër ish diktatorit irakian vlerësoi para së gjithash mënyrën e drejtimit të procesit nga gjykatësi Rizgar Amin:
"Ai ka marrë të gjitha notat më të mira. Ai është sjellë me Sadam Huseinin në mënyrën krejt profesionale, dhe kjo mbase ka qenë edhe pengesë. Sadami pranon tani rregullat e lojës në gjygj".

Në Shtetet e Bashkuara pritet që procesi kundër Sadamit të përfundojë me dënimin e tij me vdekje. E paqartë mbetet se çfarë efekti shoqëror do të ketë procesi në opinionin publik të Irakuat të përçarë.

Qeveria irakiane po përpiqet të fitojë përkrahje të gjerë nga populli irakian, në prag të zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme të dhjetorit dhe shpreson, që procesi kundër Sadam Huseinit të rrisë moralin e irakianëve në luftën kundër ekstremizmit islamik.
Irakianët në azil në SHBA, si Zainab Salbi, të cilës i është terrorizuar familja nga Sadami, ndihen të kënaqur. Salbi thotë se:
"Dita, kur u arrestua Sadami dhe dita e sotme e gjygjit, janë për mua janë ditë që i kam pritur me gëzim".

Organizata te ndryshme të të drejtave dhe lirive të njeriut kanë shprehur shqetësimin e tyre duke paralajmëruar se gjyqi kundër ish-diktatorit duhet të jetë i paanshëm. Midis atyre që kanë frikë se gjykimi i Huseinit nuk do të jetë “punë e pastër” është edhe organizata për të drejta të njeriut “Human Rights Watch”, e cila njoftoi se nuk është e sigurt se gjatë procesit në Bagdad do të plotësohen standardet botërore si ato juridike edhe ato që kanë të bëjnë me trajtimin e të dyshuarit.