1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Dita e Evropës" kujton themelimin e Këshillit të Evropës

Feliks Shtajner5 Maj 2004

Me fjalën "Ditë e Evropës" sot shumë mendojnë padashur për Bashkimin Evropian. Por me të, dita e Evropës, e cila kremtohet çdo vit në 5 maj nuk ka të bëjë.

https://p.dw.com/p/AqvG
Fotografi: European Communities

Dita e Evropës sot, ka për qëllim të kujtojë themelimin e Këshillit të Evropës, institucionit më të vjetër evropian, më 5 maj 1949. Organizata prej dhjetë shtetesh e themeluar atëherë në Londër, është shndërruar ndërkohë në federatën më të gjerë të shteteve evropiane me 45 anëtarë. Këshilli i Evropës, i cili ndryshe nga BE nuk njeh struktura dhe institucione mbinacionale e karakterizon veten para së gjithash si bashkësi vlerash. Një gur historik themeltar kjo organizatë vendosi që më 1950, me Konventën për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Bazë, të cilën duhet ta pranojë detyrimisht çdo vend anëtar.

Por edhe Bashkimi Evropian përkujton këto ditë një datë historike: më 9 maj - pra të dielën- ai feston ditën Shuman. Kjo ditë e ka marrë emrin sipas ish-ministrit të jashtëm francez Robert Shuman dhe ajo kujton 9 majin e vitit 1950. Atëherë, Robert Shumani paraqiti planin e tij që prodhimi gjerman dhe francez i celikut të kontrollohet nga një organizatë e përbashkët. Nga kjo ide, pak më vonë u krijua Unioni Montana, i cili u zhvillua me vonë në Komunitetin Ekonomik Evropian dhe më në fund në Bashkimin Evropian. Me 9 majin pra lidhet ideja bazë për të kaluar të drejta themelore nacionale të sovranitetit tek një institucion mbinacional - dhe kjo i përgjigjet tiparit kryesor strukturor të Bashkimit të sotëm Evropian.

Mbi bazën e mbledhjes së këtyre ditëve historike, java e parë e majit në shtetet e Bashkimit Evropian kremtohet si "javë e Evropës". Ajo synon ta bëjë më popullore mendimin e integrimit evropian dhe ta bëjë më transparent Bashkimin Evropian. Më shumë se 1 mijë aktivitetet, që organizohen cdo vit midis 1 majit dhe 9 majit vetëm në Gjermani, këtë vit janë nën moton "Të bashkuar në shumëllojshmëri". Tematikisht kjo mban parasysh zgjerimin në 1 maj të Bashkimit Evropian me dhjetë shtete të tjera anëtare, zgjedhjet e qershorit për Parlamentin Evropian si dhe Kushtetutën Evropiane, të cilën duan të miratojnë në fund të qershorit kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE.