Fatah Wahlen
7 Gusht 2009Do të ishte interesante, po të mësonim, nëse presidenti palestinez, Mahmud Abas e ka mallkuar me të vërtetë Rripin e Gazës. Zona e Bregdetit, prej së cilës Fatahu është dëbuar në mënyrë brutale nga Hamasët përcaktoi të enjten, deri natën vonë ecurinë e mbledhjes së Asamblesë në Betlehem, në Jordanin Perëndimor. Shkaku: Hamasët nuk pranuan të lejojnë largimin nga Gaza të 400 delegatëve të Fatahut. Tani ata mungojnë në kongres, deklaroi ish-ministri Suffian Abu Sahibna: "Prandaj asambleja duhet ta marrë parasysh situatën e veçantë, mungesën e deputetëve të Gazës dhe të mbrojë me çdo kusht të drejtat e tyre nëpër organe."
Bëhet fjalë për pushtet, ndikim dhe copëzimin politik të shoqërisë palestineze
Fatahu synon ta pengojë me çdo kusht një copëzim tjetër në radhët e veta Një copëzim tjetër në radhët e veta. Kompromisi aktual parashikon që në fletët zgjedhore të rezervohen për komitetin qendror tre nga gjithsej 18 mandate për anëtarët nga Gaza.
Krahas moshës së madhe të anëtarëve, korrupsionit dhe zgjidhjes me dy shtete, Gaza është një nga çështjet vendimtare për këtë asamble.
Ndarja mes Fatahut dhe Hamasit është e thellë
Vetë presidenti palestinez, Mahmud Abas ka një shtëpi në Rripin e Gazës, një vilë ekstravagante me tjegulla të kuqe. Ai nuk e ka parë këtë shtëpi të paktën që tri vera, ndarja është e thellë. Kur Abasi ishte ende kryeministër nën Jasir Arafatin, ai të paktën e ka ditur se forcat e sigurisë të autoriteteve të autonomisë ndiqnin në rripin e bregdetit anëtarët e Hamasve.
Arafati vdiq në nëntor 2004, Abasi u shfaq në çadrën e përmortshme, u dëgjuan të shtëna dhe presidenti i ardhshëm i palestinezëve u detyrua të ikte me gjithë shoqëruesit e tij - ky ishte poshtërimi i parë. Pasoi disfata e Fatahut në zgjedhjet parlamentare të vitit 2006 dhe përpjekja e Hamasve që të bëjnë dëme me dhunë dhe kaos. Figurë kyç konsiderohet deri më sot njeriu i Fatahut, Mohamed Dahlan, në atë kohë i besuar i Abasit. Trazirat në Gaza përfunduan me marrjen plotësisht të pushtetit prej Hamasve konkurrente.
Dahlani arriti të arratisej, ai kandidon tani në Betlehem për komitetin qendror të Fatahut. Të enjten ai bisedoi për orë të tëra me shefin e partisë, Abas në dhoma të veçuara. Taktika e Dahlanit është e diskutueshme. Ka njerëz që e shohin atë si përgjegjës për humbjen e pushtetit në Gazë. Por për të tjerë, si për ish-ministrin Abu Sahiba, të cilit iu desh të arratisej para dy vjetësh nga Gaza, Dahlani është i rëndësishëm me pozicionin e tij. Zgjedhjet vendimtare për Fatahun pritet të fillojnë sot në darkë, të dielën do të dihet nëse Asambleja pati sukses.
Autor: Torsten Teichmann/Auron Dodi
Redaktor: Pandeli Pani