1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

090711 Jedwabne Gedenktag

Aida Cama9 Korrik 2011

Në fshatin polak Jedwabne përkujtohet të dielën (10 korrik) masakra ndaj 1600 hebrenjve e kryer 70 vjet më parë. Në ceremoni do të marrin pjesë përfaqësues të kishës katolike, bashkësisë hebraike edhe shumë politikanë.

https://p.dw.com/p/11s5P
Vendi ku është kryer masakra 70 vjet më parë
Vendi ku është kryer masakra 70 vjet më parëFotografi: AP

Dorasit në vendin e viktimave! Polakët vrasës të hebrenjëve! A ka patur të tillë me të vërtetë? Një pyetje e cila për dekada me radhë nuk ka guxuar ta shtrojë kërkush në Poloni: pikërisht në një vend, i cili ka vuajtur vet aq shumë nga regjimi nazist ka pasur njerëz të cilët nga lakmia apo, siç formulohet sot në debatet e nxehta thjesht për të kaluar kohën kanë vrarë hebrenjtë.

Edhe pse ish kryebashkiaku i Jedwabnes nuk do të shkojë kaq larg në intepretim, prapëseprapë ai e pranon që në fshatin e vogël në verilindje të Polonisë është kyer një krim masiv: "Unë jam mjaft i informuar sa për të thënë se në Jedwabne është kryer një gjenocid. Qindra hebrenj, kryesishtgra dhe fëmijë janë djegur këtu të gjallë. Me kalimin e kohës unë kam arritur të zhvillojë aq forcë dhe besim që ta rrethoj këtë vend të paktën me një gardh në mënyrë që të gjithë ata që vijnë në Jedwabne të shohin se ku kanë qenë të vrarët. Kjo duhet të shërbej si paralajmërim."

Qyteza Jedwabne
Qyteza JedwabneFotografi: picture alliance/dpa

Jedwabne, është vetëm një shembull në mesin e shumë të tjerëve, thekson historiani Jan Tomasz Gross, i cili provon që ta dëshmoj këtë me shifra edhe në librin e tij të fundit të botuar në muajin mars. Gross, vlerëson se rreth 10 për qind e hebrenjve kanë arritur të arratisen para dhe gjatë transportit të tyre për në kampet e përqëndrimit. Pra bëhet fjalë për afro 200 mijë vetë. Në të njëjtën kohë në Poloni kanë arritur t'i shpëtojnë luftës maksimumi 60 mijë prej tyre. Atëherë çfarë ka ndodhur me rreth 140 mijë hebrenjët e tjerë është pyetja retorike që parashtron Gross?

Kush është përgjegjës për vrasjen e tyre? Për histrorianin Jan Grabowski përgjegja duket të jetë e qartë: polakët: "Në bazë të studimeve të mia hebrenjtë shpesh kanë rënë viktima të nazistëve pasi janë kapur më parë nga policia polake për t'iu dorëzuar më vonë gjermanëve. Gjë që zakonisht përfundonte me vrasje. Ka pasur edhe bujqë të cilët i zinin vetë hebrenjët dhe i dorëzonin në stacionin më të afërt të policisë. Ka pasur shumë raste të tilla. Pasojat ishin të qarta: të gjithë hebrenjtë vriteshin."

Se si ka mundur të ndodh e gjithë kjo në Poloni ka vite që debatohet me shumë mosmarrëveshje. Deklaratat individuale për këtë çështje shtrihen nga akuzat e polakëve të indinjuar për shpifje të pabaza deri tek deklaratat e matura, si ato të historianit Jan Tomasz Gross, sipas të cilit një debat i përshtatshëm mund ta ndihmojë Poloninë që të përpunojë përfundimisht të kaluarën e saj të errët.

"Antisemitizmi është helm për jetën publike polake. Asaj duhet t`i shkulen rrënjët. Ndërkohë ne duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë. Unë shpresoj që historitë rreth asaj se sa antisemitistë janë treguar disa polakë gjatë kohës së pushtimit e bëjnë të qartë atë që me të vërtetë ka ndodhur këtu. Nëse ne e kuptojmë këtë atëherë kjo do të na ndihmojë që ne të reflektojmë."

Kujtohet vrasja e hebrejve 70 vjet më parë
Kujtohet vrasja e hebrejve 70 vjet më parëFotografi: AP

Edhe pse debati për këtë çështje mbetet shumë i vështirë, të paktën që prej publikimit të librit historik të Jan Tomasz Gross-it me titullin "Fqinjët" askush nuk e mohon që edhe në Poloni janë bërë krime kundër hebrenjëve.

Autor: Henryk Jarczyk/ Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama