1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Drama politike ne Shlesvig Holshtajn me pasoja për pushtetin Shrëder-Fisher.

Anila Shuka21 Mars 2005

Nga Rubrika "Gjermania Sot"

https://p.dw.com/p/Ar4J
Heide Simonis
Heide SimonisFotografi: DW

Një dramë politike u zhvillua javën e kaluar në qytetin bregdetar të Kilit në Veri të Gjermanisë. Katër herë shkuan te enjten 17 mars, parlamentarët e porsa zgjedhur të landit Shlesvig Holshtajn tek kutitë e votimit. Të katërta herët, koalicioni mes socialdemokratëve dhe të gjelbërve nuk arriti ta fitonte shumicëne votave. 35 vota kishte llogaritur Heide Simonis. Këtu bënin pjesë të sajët, socialdemokratët, (SPD) partnerja e vogël e koalicionit, të gjelbrit, dhe vota e Lidhjes së Zgjedhësve të Shlesvigut Jugor (SSW) pakicës daneze. Me këto 35 vota kundrejt 34 që kishte në dorë opozita kristiandemokrate (CDU) së bashku me liberalët (FD), Heide Simonis, shpresonte të ruante pushtetin, që e kishte marrë 12 vjet më parë. Por rezultati përfundoi katër herë barazim: 34 me 34.

Paraprakisht SSW-ja, që përbëhet nga pakica daneze dhe frizët kishin rënë dakord që votën e tyre t’ua jepnin koaliconit në pushtet. Danezët e mbajtën fjalën. Tradhtia erdhi nga radhët e brenda të ish- kryeministres Heide Simonis. Ishte pikërisht një socialdemokrat, që deri tani ka mbetur i panjohur, ai që nuk ia dha votën shefes së vet. I indinjuar reagoi kryetari i grupit parlamentar të SPD-së Franc Lothar Hay:

"Para së gjithash, sepse ky njeri, që me këtë vendim po përpiqet të të shkruajë histori për të katërtën herë, nuk po pranon të dalë hapur. Duket si gjest i sëmurë."

E nevrikosur ishte edhe deptuetja e SSW-së Anke Sporendonk. Llogaria e Simonis doli e gabuar. Tani socialdemokratët janë duke bërë bisedime për t‘u lidhur me CDU-në. Por ky rezultat nuk do të thotë vetëm fundin politik për Heide Simonis, e cila dha dorëheqjen, por edhe një goditje të rëndë për koalicionin qeveritar të gjithë federatës. Arësyeja është e thjeshtë: Mbas kësaj landi i vetëm që ka mbetur në qeverisje të koalicionit federal, është Nordrhein Vestfalia. Në qoftë se koalicioni kuq e gjelbër do të humbasë në zgjedhjet e 22 Majit, atëherë, koalicioni federal mes Shrëderit dhe Fisherit vihet shumë në rrezik.