1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Drejtori i ri i shërbimeve sekrete

Daniel Scheschkewitz18 Shkurt 2005

Presidenti amerikan Bush emëron Negroponten shef të ri të shërbimeve sekrete

https://p.dw.com/p/ArQR
Bush dhe Negroponte
Bush dhe NegroponteFotografi: AP


Ambasadori amerikan në Bagdad, John Negroponte, do të bëhet drejtor i të gjitha sherbimeve sekrete amerikane. Presidenti amerikan Xhorxh Bush e emeroi atë të enjten papritur drejtor të ri të sherbimit sekret. Ky është një pozicion i ri, pasi një komision hetimor për sulmet terroriste të 11 shtatorit kishte zbuluar mangësi të mëdha në punën e sherbimeve serkete.
65 vjecari Negroponte u emerua para gjysem viti ambasador amerikan në Irak. Një post me rëndësi por i pakëndshem, të cilin ai tani e këmben me postin e drejtorit të të 15 sherbimeve sekrete amerikane. Presidenti Bush e pershkroi dje kështu detyren e re të Negropontes.

"Xhoni do të drejtojë një organizatë të bashkuar të sherbimeve sekrete. Ai do të jetë këshilltari më i ngushtë i presidentit në çeshtjet e sherbimeve sekrete. Përveç kesaj ai do të ketë plotëfuqinë për sigurimin e informacioneve të fshehta dhe të garantojë që keto informacione të kembehen ndermjet agjenturave të veçanta. Detyra e Xhonit do të jetë të përcaktojë buxhetin për të 15 sherbimet sekrete amerikane dhe të vendosë për shperndarjen e fondeve."
Negroponte, i cili duhet të aprovohet tani nga senati, do të ketë kontroll edhe mbi CIA-n shefi i së cilës Porter Goss dje në kongres e cilësoi të madh rrezikun e sulmeve të reja terroriste në SHBA. Presidenti Bush tha në prezantimin e Negropontes.

" Në luftë kunder terroristëve, të cilët sulmojnë civilë të pafajshem dhe përpiqen të përftojnë armë të shkaterrimit në masë, puna e sherbimeve tona sekrete është linja e parë e mbrojtjes. Ne do t´i godasim terroristet, përpara se ata të godasin. Për këtë duhet të sigurojmë që sherbimet tona sekrete punojnë si sipermarrje unike."
Sherbimet sekrete të SHBA nuk dështuan vetem në prag të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Ata ranë nën bresherinë e kritikës edhe për informacione të gabuata për gjoja armët e shkatërrimit në masë të Sadam Huseinit në Irak. Negroponte do të ketë detyren e veshtirë, që të ngrejë në vendin e vet kredibilitetin e punës së sherbimit sekret amerikan në botë.
65 vjeçari ka berë karrierë në sherbimin diplomatik. Para funksionit të tij si ambasador në Irak ai ishte drejtues i delegacionit amerikan në OKB. Ai nuk ka asnjë pervojë në sherbimin sekret. Zëdhënës të opozitës si kryetarja e fraksionit të partisë demokrate në senat Nancy Palosi shtruan pyetjen, se si duhet të mbushet boshllëku i krijuar nga largimi i Negropontes në Irak.

"Presidenti Bush ka thënë, se ambasadori Negroponte ka rëndësi të madhe në përpjekjet tona në Irak. Dhe ketu pyesim se sa rëndësi ka e gjitha për qeverinë, kur ambasadori Negroponte kthehet tani në shtepi."