1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Duhet gjetur zgjidhja për të ruajtur ë dhënat dixhitale më gjatë

Kajo Kucbah4 Korrik 2006

Fluksi i të dhënave elektronike bëhet gjithnjë e më i madh. Ato mund të regjistrohen nëpër CD dhe DVD, por mbas pesë vjetësh ato skadojnë dhe të dhënat kanë rrezik të humbasin.

https://p.dw.com/p/AqpM
Biblioteka e Vajmarit po dixhitalizohet
Biblioteka e Vajmarit po dixhitalizohetFotografi: dpa
Në vitin 330 perandor Konstandini urdhëroi që 1000 papirusët që rrezikoheshin të prisheshin, të kopjoheshin me dorë në pergamen. Një sipërmarrje largpamëse, sepse pergameni rron vetëm 1000 vjet. Sot bibliotekat do të ishin të lumtura sikur të dinin, se si mund të regjistroheshin të dhënat dixhitale në pergamen. Mikrofilmi me ngjyra, që është alternativa më afatgjate, sepse skadon mbas 500 vjetësh. Të paktën është 100 herë më e gjatë se CD-të dhe DVD-të. me anë të një projekti të quajtur ARCHE (ARKA), në alegori të Arkës së Noes, bibliotekarët dhe arkivarët gjermanë tani duan të shpëtojnë të dhënat për botën pasardhëse: "Kur dikush dëgjon që ne duam të regjistrojmë të dhëna digjitale në mikrofilm, na përqesh.", thotë Thomas Wendel, nga biblioteka e universitetit të Shtutgarit. Sepse nuk mjafton vetëm që të regjistrohen libra, pamje, plane, fotografi dhe akte, por ato duhen sistemuar në mënyrë të tillë, që të mund të gjenden lehtë edhe pas 100 vjetësh. Pjesa kryesore e ARKA-s është lazeri i arshivit, një aparat që të dhënat dixhitale i regjistron në mënyrë analoge në një mikrofilm me ngjyra. Një prodhim i Institutit Fraunhofer për teknologji të matjes fizike në Frajburg. Wolfgang Riedel është drejtuesi i projektit. Ai shpjegon se të dhënat digjitale duhen regjistruar në formë analoge: "Sepse kështu informacionet bëhen të lexueshme, pavarësisht nga programi i instaluar, ose nga lloji i kompjuterit, që ndoshta mbas 100 vjetësh nuk do të ekzistojë më." Ndërsa mikrofilmi në rast nevoje mund të lexohet edhe me një lupë, ose me mikroskop, sepse 18 faqe të një gazete zënë aq vend sa një fotografi pasaporte. Lazeri i Arkivit është i automatizuar, dhe mund të arkivojë në ditë të dhëna në masën një terrabit, pra 600 metra gjatësi. Një pjesë shumë e vogël në krahasim me malin e madh të informacioneve që prodhon çdo ditë bota digjitale.