1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dy eurodeputetë serbë shpallen të padenjë për Këshillin e Evropës

Auron Dodi/ Strasburg26 Prill 2004

Komiteti Politik i Këshillit të Evropës do të vendosë nesër nëse dy eurodeputetët anëtarë të partive të Miloshevicit dhe Shesheljit do të lejohen të qëndrojnë në sallë

https://p.dw.com/p/AqvK
Këshilli i Evropës -Conseil de l'Europe - Strasburg
Këshilli i Evropës -Conseil de l'Europe - Strasburg

Në hapje të sesionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës një pjesë e delegacionit të Serbisë dhe Malit të Zi u konsiderua e padenjë të zërë vend në Këshillin e Evropës. Eurodeputeti slloven Roman Jakic i kërkoi kryetarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Peter Shider që të mos ua njohë letrat kredenciale dy anëtarëve të delegacionit të Serbisë dhe Malit të Zi, pasi udhëheqësit e partive ku ata bëjnë pjesë procedohen nga Tribunali i Hagës për krime lufte. Fjala është për Vojislav Sheshelin dhe Sllobodan Miloshevicin.Peter Shideri e hodhi në votë propozimin e eurodeputetit slloven, i cili mori mbështetjen e dhjetë kolegëve të tij në sallë. Në këtë mënyrë, kërkesa u konsiderua e mbështetur, dhe Peter Shideri i kërkoi delegacionit të Serbisë dhe Malit të Zi të zërë vend vetëm provizorisht në sallë. Eurodeputetët serbë nuk do të kenë as të drejtën e votës, derisa Komiteti Politik i Këshillit të Evropës të shqyrtojë gjendjen dhe të marrë njw vendim përfundimtar. Vendimi i Komitetit Politik pritet të shpallet nesër paradite.