1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dy vjet të qeverisë serbe - më shumë probleme se suksese & Policia e Kosovës dhe lufta kundër krimit

9 Korrik 2010
https://p.dw.com/p/OFHd

Qeveria e Serbisë i mbushi këto ditë dy vite nga themelimi i saj. Problemet e kabinetit qeveritar të kryeministrit Mirko Cvetkoviq janë më të mëdha se sa sukseset. Në qoftë se i pyesni qytetarët e rëndomtë në rrugë se çfarë u bie së pari ndërmend kur e përmend qeverinë e tanishme, përgjigja më e shpeshtë do të jetë rënia e standardit të jetës. Më pas vijnë çështjet tjera si heqja e vizave, Kosova...

Departamenti Kundër Krimit të Organizuar i Policisë së Kosovës raporton për qindra të arrestuar për krim të organizuar vetëm brënda këtij gjashtëmujori. Nga ana tjetër, raporte të ndryshme tregojnë se Kosova edhe më tej po përballet me forma te ndryshme të krimit të organizuar, shkaktar kryesor i të cilit cilësohet mosshtrirja e autoritetit të qeverisë së Kosovës në gjithë territorin e saj.

Autor: Vesna Rajkoviq/Ajete Beqiraj

Redaktoi: Bahri Cani