1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"E ardhmja e kishës katolike është Afrika"- katolikët në Afrikë kanë shpresë në zgjedhjen e një pape afrikan

Vim Bushendorf6 Prill 2005

Vetëm 15 ditë pas vdekjes së papa Gjon Palit të II mund të mblidhet konklava në Romë që të zgjedhë papën e ri. 117 kardinalë nga 54 vende të ndryshme të botës kanë të drejtën për të zgjedhur. Prej kohësh diskutohen disa kandidatë. Disa flasin ëpr një papë italian, të tjerë për një papë nga vendet në zhvillim

https://p.dw.com/p/ArPt

Me miliona afrikanë këto ditë, nga Kajro deri në Afrikën e Jugut, nga Algjeria deri në Zimbabve kanë një ëndërr të përbashkët: Një figurë atërore për të gjithë kontinentin, një personalitet, i cili i kupton shqetësimet dhe ju jep rrugë halleve të tyre. Megjithëse shanset për këtë janë të pakta, prapsëprapë ëndrrat siç dihet nuk kushtojnë asgjë. Një afrikan në selinë e shenjtë! Këtë ëndërron edhe katolikja nga Najrobi, Xhojs Kimunya:
"E ardhmja e kishës katolike është Afrika. Sepse kisha afrikane është shumë e fuqishme dhe beson tek Vatikani. "Po qe se do të zgjidhet një papë nga Afrika, kjo do të thotë që kisha e ka fokusin e saj Afrikën."

Gjatë periudhës papnore të Gjon Palit të II, numri i katolikëve në Afrikë gati është dyfishuar, në rreth 100 milionë besimtarë. Kjo e meriton edhe shpërblimin. Misionarë të bardhë me sa duket sot janë më të pakët, se ata afrikanë. Varfëria, Sida, dhe konfliktet e armatosura në këtë kontinent këkrojnë një papë afrikan, shprehen besimtarët. Ata duan një papë të tyren, ashtu si ishte Papa Gjon Pali i II. Por edhe atë që di t'i kapë nga rrënjët problemet që kanë ata në vendlindjen e tyre.

Kardinali Fransis Arinse, për shembull, mund të merrte përsipër një rol të tillë. 72 vjeçari nga Nigeria drejton Këshillin papnor për dialogun mes feve dhe është personaliteti klerik me influencën më të madhe ndër të 16- kardinalët afrikanë. Prej 20 vitesh ai jeton dhe punon në Vatikan, dhe mbahet para së gjithash si njeriu i përshtatshëm për marrëdhëniet e vështira me botën islame. Në moshën 9 vjeçare ai u pagëzua, më vonë ai siguroi jetesën duke thurur shporta. Ai njihet si njeri i hapur por me botëkuptim teologjik konservativ. "Kisha është pjesë e një shoqërie, dhe të krishterët nuk janë një racë më vete", ka thënë Arinse në një intervistë.

Keniani Peter Njega ka dyshim nëse e lejon koha dhe situata politike në botë zgjedhjen e një papë nga kontinenti afrikan. Megjithatë ai nuk e humbet shpresën: "Ne do të ishim të lumtur, nëse do të kishim një papë afrikan."
Duhet thënë se nuk do të ishte hera e parë që një papë zgjidhet nga Afrika. Para 1500 vjetësh e ka udhëhequr kishën Gelasius I, në (492-496 pas Krishtit) një papë që sipas të gjitha gjasave e kishte prejardhjen nga kontinenti afrikan.