1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Edhe Bundeswehri në Heiligendamm

Daniel Sheshkevic5 Qershor 2007

Në aksionin e madh të forcave të policisë dhe të organeve të rendit për mbrojtjen e punimeve të G-8 është përfshirë edhe ushtria gjermane bundeswehr

https://p.dw.com/p/AqwR
Fotografi: AP

Marina ushtarake është duke patrulluar përpara këtij vendi klimaterik në brigjet e detit balltik ndërsa në qytetin Bad Doberan ushtria ka ngritur një spital fushor me 200 infermierë dhe mjekë.

Gjatë takimit të G-8 popullsia e kësaj zone është dyfishuar. Për këtë arsye edhe ushtria ka ngritur një spital fushor për t'u ardhur në ndihmë trupave që mbrojnë takimin e G-8 apo për të garantuar përkujdesjen mjekësore në raste nevoje. Ndihma e Bundesëehrit krah për krah një spitali civil është një risi në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë.

Ministri i punëve të brendshme te Landit Mecklenburg Vorpommen thotë: "jam shumë mirënjohës për këtë kooperim me spitalin lokal, sespe tregojnë se cilat janë mundësitë praktike të bashkëpunimit në rastin e aksioneve të mëdha. Si nga mjekët e ushtrisë edh enga mjekët e sptialit kam dëgjuar që bashkëpunimi mes tyre por zhvillohet pa probleme dhe popullsia po e pranon me kënaqësi këtë.

Në rast se në kuadër të takimit të nivelit të lartë të G-8 do të ketë përleshje të tjera të dhunshme apo ndonjë sulm terrorist në Spitalin e bad Doberanit me ndihmën e Bundesëehrit janë në dispizicion katër salla operacioni të cilat mund të shfrytëzohen 24 orë. Komandanti i Trupës mjekësore të Bundeswehrit Dr. Niko Nisen thotë: "Ne jemi këtu në Bad Doberan me 250 ushtarë. 160 prej tyre janë infermierë, kurse pjesa tjetër janë forca mbrojtëse të cilat kujdesen për spitalin tonë fushor. Përveç spitalit fushor në vende të ndryshme janë n gritur edhe çadra për ndihmën e parë, të cilat mund t`u vijnë menjëherë në ndihmë përsonave që mund të kenë nevojë.

Drejtori i Spitalit, Dr. Andreas Friedrich sqaron se për demonstruesit nuk është në dispozicion vetëm spitali civil por edhe spitali fushor i ushtrisë dhe se në spitalin e ushtrisë nuk bëhen dallime në rast se personi që vjen aty është polic, ushtar apo demonstrues.

Në aksionin e tij në Heiligendamm Bundeswehri gjerman mbështet jo vetëm sektorin e ndihmës mjekësore por edhe atë logjistik. Fjala ë shtë për mjetet e transportit, helikopterët, apo anijet. Në prag të takimit në Heiligendamm, polumbarët gjermanë kanë kontrolluar të gjithë bregdetin dhe në këtë mënyrë zona ku do të mbahet takimi ë shtë e sigurt si nga toka edhe nga deti.