1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Edhe Iban Mayo është dopuar!

31 Korrik 2007

Hija e skandaleve shtrihet edhe pas përfundimit të garës më të njohur në botë.

https://p.dw.com/p/BNnJ
Iban MayoFotografi: AP


Skandalet e garës çiklistike Tour de France, po vazhdojnë edhe pas përfundimit të saj. Gazeta sportive franceze L'Ekip njofton se edhe çiklisti spanjoll Iban Mayo ka marrë stimulantë të ndaluar. Testi i gjakut, i kryer me 24 korrik, dëshmoi se Mayo ishte pozitiv në EPO. Ekipi i tij Saunier Duval menjëherë e ka suspenduar. Në garën Tour de France Mayo zuri vendin e 16.