1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Efekti "Bin Laden"

Loay Mudhoon19 Gusht 2006

Si kanë ndryshuar mediet arabe pas 11 shtatorit!

https://p.dw.com/p/Aqzm
Dialogu "Vështrimi drejt perëndimit" në radion Deutsche Welle Bonn
Dialogu "Vështrimi drejt perëndimit" në radion Deutsche Welle BonnFotografi: DW

Atentatet terroriste të 11 shtatorit 2001 shënuan edhe një pikë kthese në botën e medieve arabe. Cilat janë pasojat? Si është zhvilluar qysh atëherë diskutimi në mediet arabe? Çfarë vlere kanë për mediet dhe gazetarët arabë rregullat etike, veçanërisht sa i përket raportimit mbi terrorizmin? Mbi këto këto tema kanë diskutuar të enjten përfaques të medieve arabe me ftesë të Radios Deutshe Welle.

11 shtatori i vendosi mediet arabe përpara sfidave të vështira: nga njëra anë habia dhe tronditja ishte edhe në gjirin e tyre po aq e madhe sa në mediet ndërkombëtare; nga ana tjetër gazetarët arabë u përballën me faktin që autorët e atentateve ishin shtetas arabë. Khaled Hroub, drejtor i Projektit të Kembrixhit mbi Mediet Arabe i përshkruan kështu reagimet e para ndaj sulmeve terroriste: "Në çastin e parë u vu re një lloj kënaqësie tek mediokrët në botën e medieve arabe gjë që natyrisht u pasqyrua edhe në raportimin e disa medieve. Por nuk zgjati shumë derisa morën fjalën zërat e arsyeshëm."

Khaled Hroub, ekspert i medieve dhe moderator në kanalin televiziv Al Xhazira e cila cilësohet edhe si "partia më e rëndësishme arabe", kujton shansin sipas tij të humbur për afrim mes "perëndimit" dhe "botës arabe" pas tronditjes globale të 11 shtatorit: "Stili konftontues i politikës amerikane nuk u ofroi asnjë shans elitave arabe për të formuluar një pozicion të qartë, të bazuar dhe të moderuar ndaj këtij shoku. Shumë arabë u ndjenë të trajtuar ashpër, të lënduar nën dyshimin masiv të terrorizmit. Dualizimi i thjeshtë i presidentit amerikan "ne kundër atyre" i shtyu edhe forcat e moderuara në kampin e përfaqësuesve të linjës së ashpër. Ndodhi një kolizion i fondamentalizmave".

Al Xhazira është kanali me liberal arab. Al Arabisë me qendër në Dubai, televizioni i dytë më i rëndësishëm në botën arabe, i përcaktohen qartë kufijtë në raportimin mbi qeveritë mike me Arabinë Saudite. Drejtori për lajmet në këtë televizion, Nakhle El-Hage i përshkruan kështu efektet e 11 shtatorit mbi panoramën mediatike arabe: "11 shtatori mund të thuhet se i ka revolucionarizuar mediet arabe, por jo në çdo rast pozitivisht. Që atëherë mediet informative përjetojnë një bum të pandalshëm. Por edhe nga pikpamja e inovacionit teknik në mediet arabe janë vendosur standarte të reja."

Sa i takon raportit mes botës arabe dhe perëndimit Nakhle el Hage nga televizioni Al Arabia vë re një shtim të interesit të shikuesve arabë ndaj perëndimit: "Që prej ngjarjes së tmerrshme të 11 shtatorit emisionet tona mbi tema perëndimore janë shtuar ndjeshëm. Shikuesit tanë na kontaktojnë pas emisioneve dhe pyesin mbi mendimin perëndimor rreth temave që prekin të dy hapësirat kulturore. Këtë unë e quaj efektin Bin Laden."

Në një pikë përfaqësuesit e medieve arabe ishin të një mendjeje: për shkak të politikës amerikane në rajon disa medie janë kthyer në zëdhënëse të kundërshtarëve të kësaj politike. Në vetvete kjo nuk është diçka e gabuar por egziston rreziku që problemet e brendshme arabe të lihen mënjanë dhe një pjesë e funksionit kritik dhe sqarues të medieve të humbasë.

Diskutuesit në aktivitetin e organizuar nga radio Deutsche Welle pranuan njëzëri se mediet arabe kanë nevojë të formulojnë norma dhe rregulla të qarta etike për të evituar krijimin e shoqërive mediatike paralele.