1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ekstremizmi i djathtë dhe BND-ja

26 Maj 2006

Dy valë negative janë sot në qendër të vëmendjes së shtypit gjerman: dhuna ndaj të huajve dhe aferat e shërbimit sekret.

https://p.dw.com/p/Arpk
Fotografi: dpa

Duke iu referuar ekstremizmit të djathtë, gazeta "Die Tagespost" pohon:
"Rezultatet e ditës së enjëte dëshmojnë se deklarata e Uve - Karsten Hejes nuk ishte tepër e gabueshme. Mirëpo, do të ishte gabim sikur vetëm njerëzit në lindje t'i fajësosh për armiqësi ndaj të huajve. Akte të armiqësisë ndaj të huajve ka edhe në pjesën perëndimore të Gjermanisë. Edhe këtu vlenë motoja se heshtja e shumicës duhet t'i kundërvihet radikalizmit të pakicës. Por kjo nuk është tepër e thjeshtë. Kontigjenti i madh i policisë mund të garantojë gjatë Kampionatit botëror sigurinë e mysafirëve. Po çfarë do të ndodhë më pas? Përderisa të rinjtë nuk kanë vende të sigurta pune dhe perspektivë, është shumë e mundur që të huajt ti shikojnë si konkurrencë", konstaton gazeta e Vyrcburgut.
Me radikalizmin e djathtë merret edhe "Manhaimer Morgen", e cila konstaton:
"Tani pra edhe Vajmari: vendlindja e Gëtes dhe Shilerit, vendi të cilin çdo vit e vizitojnë me mijëra të huaj. Politika është alarmuar, sepse ka frika nga dëmtimi i imazhit të vendit. Tani po përzihet supa të cilët vetë e kanë zier. Sot askush nuk mund të thotë se ky problem ka pikur prej qiellit. Sa për rikujtim: janë mbushur 14 vjet prej sulmit brutal të ekstremistëve të djashtë ndaj një qendre azilkërkuesish në Rostok. Mllefi është i madh. Por çfarë do të ndodhë pas Kampionatit botëror? A thua tema e armiqësisë ndaj të huajve sërish do të largohet nga tavolina? Do të ishte ky një gabim fatal, sepse nuk është fjala vetëm për pasqyrimin e Gjermanisë në botë, por para së gjithash për vetë klimën politike në Gjermani", konkludon komentatori nga Manhajmi. Ndëras "Nordbajerishe Kurir" vëren:
"Nga këneta ngjyrë kafe po ngrihet frika e armiqësisë ndaj të huajve. Pak ditë para fillimit të Kampionatit botëror, bota shikon drejt Gjermanisë me një vëmendje edhe më të madhe. Në qoftë se bota vie mysafir tek miqët, atëherë duhet të ndjehet mirë. Pa frikë nga rrahjet dhe shqelmimet i çizmeve të gjata. Arsimimi dhe edukimi janë dy kategoritë kryesore në luftën kundër ekstremizmit. Ato duhet të fillojnë shumë heret: që në familje, në kopshte fëmijësh e më vonë edhe në shkolla", konstaton gazeta bavareze prej nga vie edhe komenti tjetër.
"Është një sinjal i gabuar kur Unioni Kristiandemokratik në Sachsen Anhalt, në programin politik nuk i kushton tepër vëmendje radikalizmit të djathtë, ndërkohë që islamizmit i kushtohet një faqe e tërë. Shteti, politika dhe qytetarët duhet të japin sinjale vendosmërie dhe jo injorance. Pas turpit të ndodhur në festën e udhëtimi të krishtit në qiell, politika gjendet para një detyre të rëndë, që të dëshmojë vendosmëri por pa i dhënë ndjenjë bandave se i kanë robëruar shumë pjesë të shoqërisë", konkludon Nyrberger Zajtung.
Kalojmë tani tek afera e BND-së, rreth përdorimit të gazetarëve për qëllime të veta. Gazeta Franfurter Rundshau shkruan:
"Edhe gazetaria duhet të nxjerrë mësime nga kjo aferë. Prandaj është shumë me rëndësi që të dihet se çfarë ka ndodhur në bashkëpunimin mes gazetarëve dhe shërbimeve sekrete. Për politikën është tepër e rëndësishme që të shpjegohet deri në fund. Këtë duhet ta bëjë një komision i shërbimit sekret, në qoftë se nuk është shpjeguar deri tani. Duket se informacionet e ditëve të kaluara nuk e kanë nxjerrë në pah tërë aferën. Çdo përpjekje për fshehjen e gjërave, dyfishon kureshtjen e opinionit", paralajmëron Franfurter Rundshau. Ndërsa Tagescajtung e Berlinit nënvizon:
"Në të vërtetë, skandali më i madh është që ka gazetarë të tillë të cilët janë të gatëshëm t'u shërbejnë shërbimeve sekrete dhe të spiunojnë kolegët. Me këtë çështje duhet të merren vet gazetarët dhe oranizatat e tyre. Nuk janë vetëm delet e zeza që e ndotin këtë fotografi. Zona gri është shumë më e gjërë", pohon komentatori i gazetës së kryeqytetit. Për këtë pasqyrë shtypi kemi shkëputur edhe pjesë nga komenti i gazetës së Koncstancës, "Sydkurir":
"Çfarë na thotë raporti më i ri? Së pari, Shërbimi sekret gjerman, BND, si dhe shërbimet tjera, nuk është një vend i heshtjes së plotë. Aty përdoren dhe sulmohen edhe gazetarët. BND-ja ka të drejtë të plotësojë zbraztësirat në njohuri. Mirëpo, në këtë rast ka shkuar tepër larg. Të dhënat janë mbledhur dhe përdoren për sulme ndaj lirisë së mediave. Ndërkohë që gazetarët kanë ndërruar anën dhe janë shndërruar në keqbërës. A thua dikush me të vërtetë i beson pohimet se BND-ja në atë kohë nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhë në zyrën e kancelarit? Përgjegjësit duhet të shpjegojnë se çfarë ka ndodhur, më së miri para komisionit të tyre".